Dy specialistë bullgarë janë pjesë e ekipit të afaristit amerikan Elon Musk, i cili punoi mbi lançimin historik të raketës SpaceX në Hapësirë.
30-vjeçari Kirill Donçev është drejtor për operacionet në tokë gjatë përgatitjes së lançimit të kapsulës “Dragon” dhe prej 10 vjetësh punon në kompani. Ai ka lindur në Bullgari, por që nga mosha shumë e vogël jeton në SHBA, ku ka mbaruar Universitetin e Miçiganit.
25-vjeçari Orlin Velev përgjigjet për sigurinë dhe qëndrueshmërinë e anijeve të SpaceX dhe prej 3 vjetësh punon për Elon Musk. Ai gjithashtu është rritur në SHBA dhe ka mbaruar universitetin “Georgia Tech”, kurse babai i tij, i cili mban të njëjtin emër – Orlin Velev, është profesor i kimisë në Universitetin e Karolinës së Veriut.
Vetëm disa kilometra në perëndim të kufirit midis Greqisë dhe Shqipërisë dhe rreth 40 kilometra nga qendra rajonale e Korçës ndodhet qyteti shqiptar i Bilishtit. Pjesë e popullsisë intelektuale atje është edhe Llazo Nestori - përfaqësues i pakicës..
Më 27 tetor mbushen 165 vjet nga lindja e akademikut Aleksandër Teodorov-Ballan, i cili ishte teoricieni i parë i gjuhës letrare, fonetikës dhe gramatikës bullgare. Ai lindi në vitin 1859 në fshatin Kubej të Besarabisë. U diplomua në shkollën e..
Pas Çlirimit të Bullgarisë nga sundimi osman(1878), arkitektë nga Evropa u dyndën në Sofje, kryeqytetin e ri bullgar të shpallur në vitin 1879, për t'i dhënë asaj një pamje moderne dhe një organizim funksional. Në vitet 90-të të shekullit XX,..