Më 27 tetor mbushen 165 vjet nga lindja e akademikut Aleksandër Teodorov-Ballan, i cili ishte teoricieni i parë i gjuhës letrare, fonetikës dhe gramatikës bullgare. Ai lindi në vitin 1859 në fshatin Kubej të Besarabisë. U diplomua në shkollën e mesme të Bollgradit. Ai studioi filologji sllave dhe çeke në Universitetin e Karlit në Pragë. Në Lajpcig studioi greqisht, latinisht dhe gjermanisht. Në Pragë mbrojti doktoratën me temën “Për tingullin “ь” në gjuhën moderne bullgare”. Më 1889 Ballani u zgjodh rektor i parë i Shkollës së Lartë - sot Universiteti i Sofjes, dhe në vitin 1945 u bë akademik. Ai është autor i mbi 900 artikujve, raporteve, studimeve dhe librave. Vdiq më 12 shkurt 1959 në moshën 99-vjeçare.
Nuk ka statistika të sakta për numrin e bullgarëve që jetojnë në ishullin e Xhamajkës. Por si dëshmi se është vështirë të gjesh një vend në botë ku të mos ketë të paktën një bashkatdhetar, së fundmi u takova me regjisoren Ina Sotirova, e cila prej 10..
"Mësoni pa paragjykime dhe shërbejini një kauze të denjë" - kjo është motoja e Universitetit të Studimeve të Huaja të Pekinit Beijing Foreign Studies University në kryeqytetin kinez.Në institucionin e arsimit të lartë, i themeluar në vitin 1941,..
Prej 4 vitesh, Neli Ickova është mësuese e historisë dhe gjeografisë në Shkollën Bullgare të së Dielës "Pejo Javorov" në Bruksel. Ajo rrëfen se ka përshkuar një rrugë të gjatë për të realizuar ëndrrën e saj – të punojë me fëmijë. Përfundoi studimet..
Nuk ka statistika të sakta për numrin e bullgarëve që jetojnë në ishullin e Xhamajkës. Por si dëshmi se është vështirë të gjesh një vend në botë ku të mos..