Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria ka ndihmuar evakuimin e mbi 15 000 maqedonasve

Foto: arkiv

Deri më 5 qershor 15 237 maqedonas janë evakuuar në atdheun e tyre gjatë pandemisë së koronavirusit në saje të diplomacisë bullgare, deklaroi para agjencisë BGNES një diplomat i shquar nga Ministria e Jashtme në Shkup.

Nga 14 marsi deri në 15 prill vetëm përmes Aeroportit të Sofjes janë kthyer 7523 maqedonas. Kur kufijtë u mbyllën dhe mijëra maqedonas ishin bllokuar në aeroporte, stacione dhe kufij në Azi, Lindjen e Mesme, Evropë dhe Amerikë kishte raste kur nga Shkupi u telefononin konsujve bullgarë edhe natën.

Ndër “të shpëtuarit” janë vajza e një ministri të tanishëm, të afërm të deputetëve nga opozita dhe të personave të njohur publikë.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 3 tetorin

Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5 dhe 10°, në Sofje 6°. Temperatura maksimale do të jetë nga 23 deri në 28°, në kryeqytet - 25°. Gjatë ditës do të mbajë mot me diell me vranësira të shpërndara të larta. Në mbrëmje nga..

botuar më 24-10-02 7.45.MD

Kryeministri Gllavçev: Për momentin nuk ka asnjë kërcënim për sigurinë e vendit

Për momentin nuk ka informacione për rrezikim të mjedisit të sigurisë së shtetasve bullgarë. Megjithatë, në vend janë marrë masa të shtuara të sigurisë, është siguruar rojë në lokacionet strategjike në vendin tonë. Kjo u bë e ditur pas përfundimit..

botuar më 24-10-02 7.22.MD

Një kontingjent nga forcat e armatosura bullgare filloi pjesëmarrje në operacionin e KFOR-it në Kosovë

Filloi pjesëmarrja e kontingjentit të dytë të Forcave të Armatosura të Republikës së Bullgarisë për të kryer misionin në kuadër të Komandës Rajonale “Perëndim” në operacionin e Forcave Stabilizuese të NATO-s në Kosovë (KFOR). Komandanti i mëparshëm..

botuar më 24-10-02 4.29.MD