Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria është në vend të 59 në klasifikimin e FIFA-s

Foto: arkiv

Skuadra kombëtare bullgare e futbollit ruajti vendin e vet të 59 në ranglistën e FIFA-s. Edicioni i saj i fundit ishte publikuar më 11 qershor. “Luanët” vazhdojnë të jenë në këtë pozitë bashkë me skuadrën e Bukrina Fasos, e cila ka po këta tregues – 1381 pikë. Para Bullgarisë është Finlanda, ndërsa në vend të 60 është Bregu i Fildishte.

Për shkak të pandemisë së Covid-19 gjatë muajve të fundit nuk luhej futboll ndërkombëtar, prandaj në ranglistë nuk ka ndryshime. Belgjika mbetet në krye, e pasuar nga Franca dhe Brazili. Në grupin e 10 vendeve janë Anglia, Uruguai, Kroacia, Portugalia, Spanja, Argjentina dhe Kolumbia.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Presidenti diskutoi në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar për kandidaturën e Sofjes për organizimin e Olimpiadës për të rinj

Ne e vlerësojmë shumë gatishmërinë e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar për të mbështetur përpjekjet dhe ambicien e Bullgarisë për të pritur Olimpiadën Dimërore të të Rinjve. Kështu deklaroi presidenti Rumen Radev në një takim me presidentin e Komitetit..

botuar më 24-05-28 8.26.PD
Stilijana Nikollova,
foto: Federata Bullgare e Gjimnastikës Ritmike - Anna Nedkova

Medalje e artë për Stilijana Nikollovën dhe ansamblin bullgar të gjimnastikës ritmike në Kampionatin Evropian

Stilijana Nikollova u bë kampione e Evropës në gjimnastikë ritmike pas një paraqitjeje të shkëlqyer në Kampionatin e Budapestit. Ajo luajti pa gabime kombinimet e saj me rreth, shkopinj, shirit dhe top. Ansambli i Bullgarisë mbrojti titullin..

botuar më 24-05-27 9.27.PD
Dara Malinova (majtas) dhe Magdalena Vëllkova

Vajzat fituan medaljet e para në Kampionatin Evropian të Gjimnastikës Ritmike

Dara Malinova dhe Magdalena Vëllkova fituan medaljet e para për Bullgarinë në Kampionatin Evropian të Gjimnastikës Ritmike në Budapest. Malinova fitoi medaljen e argjendtë në shiritin te vajzat me 29.600 pikë. Medaljen e artë e fitoi rumunia Amalia..

botuar më 24-05-24 10.01.PD