Në krahasim me situatën para Covid-19 adoleshentët bullgarë të moshës 15-19 vjeç kanë dy herë më shumë ankth; janë pesë herë më të mërzitur, ndiejnë 3 herë më shumë zemërim, 5 herë më shumë acarim, 4 herë më shumë nostalgji dhe trishtim, 4 herë më shumë vetmi, 3 herë më shumë zhgënjim, 2 herë më shumë ndihen të panevojshëm. Këtë e tregon një studim i organizuar nga UNICEF.
Gjatë kohës së izolimit social 80% prej tyre parapëlqejnë të shikojnë video në rrjetet sociale, 73% pohojnë se kanë filluar të ndihmojnë më shumë në shtëpi. 80% janë të përgjegjshëm dhe respektojnë masat parandaluese. 64% prej tyre nuk dalin jashtë shtëpisë. Po të dalin 89% prej të rinjve detyrimisht mbajnë maska. Gjysma e të anketuarve mendojnë se mësimi online sjell stres. 2/3 prej tyre besojnë se koronavirusi është një eksperiment i kontrolluar apo armë biologjike, kurse 16% prej tyre mendojnë se ka lidhje mes koronavirusit dhe rrejtit 5G.
Grupi i dytë prej 80 bullgarësh që donin të largoheshin nga Libani fluturuan nga Bejruti për në Sofje me Airbusin qeveritar. Avioni pritet të zbresë në Sofje pas orës 19:00. 89 bashkatdhetarë tanët dhe anëtarë të familjeve të tyre janë transportuar..
Detyra më e rëndësishme për momentin është të sigurohet kthimi i sigurt nga Libani i të gjithë qytetarëve bullgarë që duan të evakuohen. Këtë e tha para gazetarëve në Burgas presidenti Rumen Radev. Kreu i shtetit tregoi se përshkallëzimi i..
Më 1 tetor në mesnatën me orën bullgare përfundon afati për bullgarët që jetojnë jashtë vendit për të aplikuar për hapjen e qendrave të votimit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit. Sipas ligjit, në përfaqësitë diplomatike dhe..
Besimi në NATO (40,1%) dhe BE (59,5%) në Bullgari rritet përkatësisht me 8 dhe 5 për qind, krahasuar me vitin 2023, sipas një studimi të Gallup..
Me titullin: "Të jetosh ëndrrën tënde të një pensionisti bullgar", gazeta britanike "Daily Mail Online" publikoi një letër të gjerë të Simon Hill,..