„Nënat për dhurimin“ – kështu quhet fondacioni i një grup nënash, të cilat ndihmojnë që në Bullgari të lindin më shumë foshnja. Për dhurimin e materialit gjenetik nga njerëz të rinj dhe të shëndetshëm tek ne flitet prej pak kohe – pothuaj 10 vjet. Sipas informacionit të fondacionit 40 mijë janë bullgaret, të cilat kanë nevojë për vezë të huaj për të realizuar ëndrrën e tyre të mëmësisë.
 Kjo është një formë e dhurimit, siç është për  shembull dhurimi i gjakut. “Dhurimi është jetë”  është motoja e fondacionit të nënave dhe këto nuk janë vetëm fjalë – deri tani  ai ka ndihmuar lindjen e 2000 bebeve.

Fondacioni është themeluar në vitin 2014 nga tri gra dhe tani në të anëtarësojnë 4 mijë vajza dhe dhjemë nga i gjithë vendi, të cilët janë dhurues anonimë.
„Kjo është një organizatë prej vullnetarëve, të cilët dhurojnë. Përpiqemi dhe të popullarizojmë problemin e grave, të cilat kanë nevojë për vezë të dhuruar dhe bashkë me këtë të ndihmojmë financiarisht procedurat” – shpjegoi Viktoria Dimitrova, një nga themelueset e fondacionit dhe vazhdoi:
 „Prej dhuruesve të deritanishëm vetëm 5  ishin gratë që erdhën tek ne mjaft të informuar mbi problemin. Të tjerët marrin  informacion nga ne. Zakonisht motivacioni i tyre është lidhur me këtë se janë  nëna. Çdo një nënë shpesh shikon në sytë e fëmijës së vet dhe kështu dhimbja në  sytë e një njeriu të huaj fiton një kuptim të ndryshëm. Gjëja tjetër që tërheq  njerëzit është se ne jemi transparentë – nuk fshehim fytyrat tona, nuk fshehim  bebet e lindura. Kjo është me rëndësi për ne – të ketë dukshmëri, të dihet se  njerëzit që vijnë tek ne janë gati të dhurojnë në mënyrë anonime dhe pa kërkuar  asgjë për këtë gjest të tyre. Në se njeriu nuk mund të bëhet dhurues, ai mund  të na ndihmojë financiarisht. Në sajtin tonë kemi llogari bankare, organizojmë  dhe pazare bamirëse, të ardhurat prej të cilave përdorim për kauzën tonë. Në  sajtin tonë mund të shikoni dhe çiftet, të cilat kanë marrë ndihmën tonë – ata  që kanë marrë material gjenetik nga ne dhe i kemi ndihmuar financiarisht për  lindjen e foshnjave të tyre”

Gjatë kohës së pandemisë është marrë lejim nga Ministria e Shëndetësisë për vazhdimin e procedurave të dhurimit për dhuruesit që tashmë i kishin filluar ato. 22 gra kanë përfunduar procedurat e tyre të dhurimit gjatë marsit dhe prillit dhe 5 burrë janë bërë dhurues gjatë kësaj periudhe, pavarësisht nga masat e parandalimit që ishin në fuqi në vend, shpjegoi Viktoria Dimitrova dhe shtoi:

„Kjo është diçka shumë e mirë – dhurimi nuk u ndërpre dhe gjatë kohës së izolimit social, bile kemi një tendencë akoma më pozitive – gjithnjë e më të rinj janë njerëzit, të cilët vijnë tek ne për të dhuruar – diçka që na jep shumë shpresë. Nganjëherë emocioni prej kësaj se ke dhuruar nuk mund të shpjegohet, aq fortë është ai. Dhuruesi mbetet anonim, ai nuk merr informacion për njerëzit që kanë marrë materialin e tij gjenetik, por ai del nga qendra jonë duke shpresuar se ka bërë diçka të mirë për dikë tjetër. Çdo ditë ime dhe e vajzave në fondacion fillon në orën 5 të mëngjesit – kjo është një punë pa ndërprerje, pa ditë pushimi. Sipas meje mënyra më e mirë për të shënuar Ditën Botërore të Dhuruesit – 13 qershor, është t’i falënderojmë të gjithë dhuruesit anonimë. Nuk ekziston diçka më e vlefshme se dhurimi i gëzimit”.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Foto: „Nënat për dhurimin“
Në Patagoninë argjentinase, në fundin e botës, qyteti Komodoro Rivadavia ruan historinë e kolonistëve bullgarë, pasardhësit e të cilëve edhe sot e kësaj dite e mbajnë Bullgarinë në zemrat e tyre. Ndër ta është Cenka Genova, me origjinë nga Trojani, e cila..
17 tetori 2025 do të hyjë në histori si data në të cilën Ministri i Kulturës i Hungarisë paraqiti dokumentin që regjistron zyrtarisht Traditën e Kopshtarisë Bullgare në Hungari në Regjistrin e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të UNESCO-s. Ky..
Sofja po pret finalen e ER Champ 2025 – gara më e madhe ndërkombëtare e dhomave escape në botë. Eventi, më 19 dhe 20 tetor, do të përfshijë dymbëdhjetë ekipe nga e gjithë bota, të cilat arritën të zënë një vend të denjë midis më të mirave pas një..
 Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Mot i kthjellët
								Mot i kthjellët Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me reQeveria miratoi një program të ri për mbështetjen e organizatave të komuniteteve bullgare në Shqipëri, Serbi, Kosovë, Ukrainë dhe Moldavi, si dhe të..
Një "errësirë" dhe argëtim i pazakontë mbretëron në Kopshtin e Doktorit pas Bibliotekës Kombëtare "Shën Kirill dhe Metodij" në Sofje. Hapësira është..
"Ne nuk mund të ikim nga teknologjitë bashkëkohore, por duhet të mendojmë si mund të përdorim inteligjencën artificiale në mënyrë që të përmirësojmë..