Shumica në Këshillin Kombëtar të Partisë Socialiste Bullgare (BSP) vendosi që zgjedhjet e drejtpërdrejta për kryetar të partisë të zhvillohen më 12 shtator, ndërsa balotazhi eventual – më 19 shtator. Disa ditë më vonë – më 26 dhe 27 shtator do të mbahet kongresi i 50 i partisë. Aktualisht lider është Kornelija Ninova – gruaja e parë në krye të socialistëve.
Këshilli Kombëtar shqyrtoi edhe idenë për krijimin e një komisioni të posaçëm në Parlament, i cili të hetojë lidhjet e pushtetarëve me afaristin Vasill Bozhkov, i cili fshihet në Dubai dhe kundër të cilit ka 18 akuza.Një parlament edhe më shumëngjyrësh u përvijua nga vota e zgjedhësve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit. Parashikimet fillestare ishin për një Kuvend Popullor me 9 parti, por rezultatet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ)..
Një tjetër zgjedhje e parakohshme është tashmë pas nesh, por përtej pjesëmarrjes paksa të rritur të votuesve, krahasuar me votat e qershorit të këtij viti, është ende e vështirë të parashikohen konfigurimet politike që do t'i japin një shans formimit..
Partia MEÇ, sipas rezultateve paraprake të zgjedhjeve parlamentare, do të jetë lojtari i ri në parlament. Shkurtesa MEÇ vjen nga fjalët bullgare moral, edinstvo, çest (morali, uniteti, nderi). Partia u themelua në tetor 2023 nga avokati,..