Shumica në Këshillin Kombëtar të Partisë Socialiste Bullgare (BSP) vendosi që zgjedhjet e drejtpërdrejta për kryetar të partisë të zhvillohen më 12 shtator, ndërsa balotazhi eventual – më 19 shtator. Disa ditë më vonë – më 26 dhe 27 shtator do të mbahet kongresi i 50 i partisë. Aktualisht lider është Kornelija Ninova – gruaja e parë në krye të socialistëve.
Këshilli Kombëtar shqyrtoi edhe idenë për krijimin e një komisioni të posaçëm në Parlament, i cili të hetojë lidhjet e pushtetarëve me afaristin Vasill Bozhkov, i cili fshihet në Dubai dhe kundër të cilit ka 18 akuza.Do të hiqen tarifat e roamingut me BE-në për Shqipërinë dhe Malin e Zi Në vitin 2026 tarifat e roamingut midis Shqipërisë dhe BE-së do të hiqen plotësisht, tha gjatë vizitës së saj në Tiranë më 13 tetor kryetarja e Komisionit Evropian..
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski tha se kabineti i tij nuk do t'i përfshijë pa kushte bullgarët në ligjin themelor të vendit. "Askush nuk ka të drejtë të presë që kjo qeveri do të bëjë pa kushte ndryshime në kushtetutë",..
Nuk është koha për zgjedhje, tha kryeministri Rosen Zheljazkov në një forum të partisë GERB. Ai u shpreh kundër zgjedhjeve gjatë futjes së euros në vend në vitin 2026. “Ne kemi nevojë për një shumicë të qëndrueshme parlamentare me një angazhim..