Shumica në Këshillin Kombëtar të Partisë Socialiste Bullgare (BSP) vendosi që zgjedhjet e drejtpërdrejta për kryetar të partisë të zhvillohen më 12 shtator, ndërsa balotazhi eventual – më 19 shtator. Disa ditë më vonë – më 26 dhe 27 shtator do të mbahet kongresi i 50 i partisë. Aktualisht lider është Kornelija Ninova – gruaja e parë në krye të socialistëve.
Këshilli Kombëtar shqyrtoi edhe idenë për krijimin e një komisioni të posaçëm në Parlament, i cili të hetojë lidhjet e pushtetarëve me afaristin Vasill Bozhkov, i cili fshihet në Dubai dhe kundër të cilit ka 18 akuza.“Bullgaria shpreh solidaritet të fortë me Lituaninë pasi Rusia shkeli përsëri hapësirën ajrore evropiane, që është një shembull i qartë i një shkeljeje të qëllimshme të së drejtës ndërkombëtare dhe integritetit territorial të aleatëve dhe partnerëve..
“Industria bullgare e mbrojtjes, e cila ka provuar cilësinë e saj dhe ka marrë njohje ndërkombëtare, ofron mundësi të shkëlqyera për krijimin e partneriteteve të suksesshme dhe thellimin e bashkëpunimit dypalësh me Vietnamin në fushën e..
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Komuniste të Vietnamit, To Lam, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Bullgari, u prit me një ceremoni solemne nga presidenti Rumen Radev dhe bashkëshortja e tij Desisllava Radeva në Sheshin “Shën Aleksandër..