Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kryeministri Borisov dhe Kryetarja e KE-së Ursula von der Leyen shqyrtuan Planin për rimëkëmbje të Evropës

Foto: BGNES

Të dy liderët kanë shqyrtuar propozimin e Komisionit Evropian (KE) për Kornizën e ardhshme shumëvjeçare financiare për periudhën 2021-2027 dhe instrumentin “Brezi i ardhshëm BE”, i krijuar nga KE-ja për rimëkëmbjen pas koronavirusit.

Në bisedën telefonike Borisov ka nënvizuar se propozimi i Komisionit për Planin për Rimëkëmbje të Evropës është jashtëzakonisht i balancuar dhe përkrahet plotësisht nga vendi ynë. Kryeministri ka informuar Kryetarin e KE-së për përparimin e Bullgarisë në rrugën e saj drejt Mekanizmit Valutor ERM-II dhe Bashkimit Bankar. Ai ka theksuar gjithashtu se politika e arsyeshme fiskale e qeverisë është ndër arritjet për të cilat vendi ynë mund të krenohet dhe të jepet si shembull. Sipas fjalë e të tij stabiliteti financiar dhe disiplina janë ndër shkaqet kryesore që Bullgaria të jetë në kondicion të mirë gjatë përballimit të krizës së Covid-19 dhe të reagojë me masa të shpejta sociale dhe shëndetësore në përkrahje të njerëzve dhe biznesit.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në rajonet kufitare të qytetit Kjustendill, të huajt tashmë po kërkojnë të paguajnë në euro

Të huajt shpesh kërkojnë të paguajnë me euro. Arsyeja është se tashmë tek produktet është shënuar edhe çmimi në valutën evropiane, tregojnë shitësit në dyqanet e rajonit të Kjustendilit. Të huajt – sidomos në pikat e karburantit, kur furnizohen me..

botuar më 25-10-22 9.20.PD

Parashikimi i motit për 22 tetorin

Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 8°, në Sofje – 4°. Në mëngjes, dukshmëria do të zvogëlohet në disa vende të ulëta dhe lugina. Gjatë ditës, do të mbizotërojë mot me diell me rritje të përkohshme të vranësirave, më të..

botuar më 25-10-21 7.40.MD

Pushtetarët diskutuan të ardhmen e kabinetit në errësirë mediatike

Partnerët e koalicionit u mblodhën herët në mëngjes në një mbledhje në Kuvendin Popullor për të diskutuar një riformatim të mundshëm të qeverisë. Për një ndryshim të tillë foli javën e kaluar lideri i GERB-it, Bojko Borisov, pas partia zuri vendin e..

rinovuar më 25-10-21 5.51.MD