Të dy liderët kanë shqyrtuar propozimin e Komisionit Evropian (KE) për Kornizën e ardhshme shumëvjeçare financiare për periudhën 2021-2027 dhe instrumentin “Brezi i ardhshëm BE”, i krijuar nga KE-ja për rimëkëmbjen pas koronavirusit.
Në bisedën telefonike Borisov ka nënvizuar se propozimi i Komisionit për Planin për Rimëkëmbje të Evropës është jashtëzakonisht i balancuar dhe përkrahet plotësisht nga vendi ynë. Kryeministri ka informuar Kryetarin e KE-së për përparimin e Bullgarisë në rrugën e saj drejt Mekanizmit Valutor ERM-II dhe Bashkimit Bankar. Ai ka theksuar gjithashtu se politika e arsyeshme fiskale e qeverisë është ndër arritjet për të cilat vendi ynë mund të krenohet dhe të jepet si shembull. Sipas fjalë e të tij stabiliteti financiar dhe disiplina janë ndër shkaqet kryesore që Bullgaria të jetë në kondicion të mirë gjatë përballimit të krizës së Covid-19 dhe të reagojë me masa të shpejta sociale dhe shëndetësore në përkrahje të njerëzve dhe biznesit.Në Mbretërinë e Bashkuar, vazhdon procesi kundër gjashtë bullgarëve të akuzuar për spiunazh për Rusinë. Kreu i "celulës së spiunëve" Orlin Rusev dhe Biser Xhambazov u deklaruan fajtorë. Tre të tjerë - Katrin Ivanova, Vanja Gaberova dhe Tihomir Ivançev..
Edhe prova e tetë e sotme e deputetëve për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit Popullor rezultoi e pasuksesshme. Në fillim të ditës kishte një fije shprese se këtë herë të zgjedhurit e popullit do të arrinin një konsensus, por ai u shua shpejt. Para..
GERB-SDS tërhoqi nominimin për kryetar të Kuvendit Popullor. Në provën e tetë zgjedhore janë tre kandidatët për kryetar të Kuvendit Popullor. "V;zrazhdane" përsëri propozoi Petër Petrov, "Ka një popull të tillë" përsëri e nominoi Sillvi Kirillov, dhe..
Përplasjet para Teatrit Kombëtar "Ivan Vazov" lidhur me premierën e pjesës "Armët dhe njeriu" të Bernard Shaw u bënë një rast që 247 organizata..
Në një takim kombëtar për rastet e shpeshta të agresionit në vende publike dhe dhunës në familje, të thirrur nga i ngarkuari me postin kryeprokuror..
Eurozona mbetet një prioritet, por kabineti teknik pret që Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor të fillojë punën për të diskutuar buxhetin,..