Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sipas bullgarëve lajmet e BNR-së janë më të besueshmet

Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) është media, në të cilën bullgarët kanë besim më të madh, tregon raporti për vitin 2020 i Institutit për studimin e gazetarisë “Reuters” pranë një nga universitetet e Oksfordit.

Mediat publike në Bullgari BNR dhe BNT, Radioja Kombëtare Bullgare dhe Televizioni Kombëtar Bullgar, janë më pak të njohura në krahasim me konkurrentët e tyre privatë, por bullgarët besojnë më shumë në to.

 Studimi i Institutit “Reuters” tregon se besimi në lajmet është 33% dhe kjo tregon rënie me 7% në krahasim me vitin 2019. Në të njëjtën kohë më shumë bullgarë – 72% besojnë në informacionet e ofruara nga BNR-ja. Pastaj renditet televizioni publik (BNT)  me 71%. Televizonet private Nova TV dhe BTV gëzojnë besimin përkatësisht të 69% dhe 68% të bullgarëve.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dimitër Gllavçev

Bullgaria nuk do të dërgojë ushtarë në Ukrainë

Në fillim të dëgjimit të tij në parlament, në lidhje me qëndrimin e Bullgarisë për takimin e NATO-së në Uashington, kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev theksoi se “nuk bëhet fjalë për dërgimin e trupave bullgare në Ukrainë”. Sipas Gllavçevit, kjo..

botuar më 24-07-04 1.16.MD
Bojko Borisov

GERB nuk do të marrë më pjesë në negociata

Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, tha se partia e tij nuk do të marrë më pjesë në negociata dhe do të shkojë në zgjedhje. Borisov në margjinat e parlamentit theksoi se pas refuzimit të propozimit të GERB-it për një qeveri, është e qartë se zgjedhjet e..

botuar më 24-07-04 12.04.MD
Lena Borisllavova

Me një mandat të PP-DB, ka të ngjarë të mos ketë qeveri

Me hyrjen në parlament, Lena Borisllavova nga PP-DB e komentoi përjashtimin e deputetëve nga DPS-ja si një hap i Deljan Peevskit për t'u bërë forcë e tretë politike, sepse ai nuk mund të ofrojë asgjë. Borisllavova gjithashtu theksoi se me 39 deputetë..

botuar më 24-07-04 11.47.PD