Përgatitjen e programit të ri për bashkëpunim transkufitar ndërmjet Bullgarisë dhe Rumanisë për periudhën 2021-2027 e diskutuan Ministrja e zhvillimit regjional Petja Avramova dhe Ambasadori rumun Jon Gëlja.
1/3 prej fondeve në kuadrin e projekteve transkufitare mund të përdoren për studime para-investimi të urëve të reja mbi lumin Danub dhe të porteve, për përmirësimin e korridoreve të transportit dhe navigacionit.
Projekti kryesor tani është “Euro-Velo 6” i përkrahur nga baskitë përgjatë Danubit. Qëllimi i projektit është të stimulojë aktivitetet ekonomike dhe turizmin, duke zhvilluar infrastrukturën e transportit në rajonet kufitare, dmth. sektorët me prioritet për Strategjinë për Danubin.
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..