4
Aleksej Aleksiev është autor i mbi 80 kryqeve, miniatura prej druri. I pëlqen të krijojë në ambiente të hapura, t’u japë jetë pemëve të thata. Për fat të keq nga 15 pemët e shndërruara në plastika të bukura, kanë mbetur vetëm dy. Njëra është në oborrin e spitalit të obstetrikës dhe gjinekologjisë në Sofje “Shejnovo”, ndërsa tjetra – në bulevardin “Carigradsko Shose”, afër rrugës “Llatinka” përsëri në kryeqytet. Kalimtarët -“adhurues” të formave të bukura shpeshherë marrin pjesëza prej këtyre veprave në hapësirat e hapura, pa kuptuar se “jashtë kontekstit të tërësisë” ato humbasin esencën e vet.
Këto ditë mjeshtri krijon në lagjen e kryeqytetit “Llozenec”, duke gjallëruar një vishnjë japoneze. Atje, mes tempullit “Ngritja e Kryqit të Shenjtë të Zotit” dhe godinës së Kryqit të Kuq, dy metra larg monumentit të Xhejms Baucher (James Bourchier), ai i jep një jetë të re pemës së thatë për nder të viktimave dhe të të dëmtuarve nga Covid-19.
“Tema është aktuale, ndërsa për shumë njerëz është e dhimbshme – koronavirusi, epidemia në mbarë botën. Kjo pemë është simbol dhe u është kushtuar të gjitha viktimave të koronavirusit në tërë botën. Ende nuk ka monument të tillë. Ky është i pari. Tashmë ka njerëz, të cilët kalojnë atje, e shohin, gëzohen. Mendoj se deri në mes të korrikut do të jetë i gatshëm.”
Aleksej shpreson që vishnja të mbetet e tërë, në dallim të veprave të tij të tjera. “Gjithsesi ka mijëra viktima në të gjithë botën. Nuk bëhet fjalë vetëm për rastet e vdekjes, por edhe për të dëmtuarit nga pikëpamja morale dhe sociale.”
Vepra më e madhe e Alrksejit është një kryq i dyanshëm me 30 skena nga Dhiata e Re. Në punimin e tij autori ka ndjekur shembullin e veprës së bukur të murgut Rafail nga Manastiri i Rillës. Më shumë se 200 vjet kryqi prej druri, të cilin murgu nuk ka arritur ta mbarojë, sepse e ka humbur të parin, vazhdon të befasojë vizituesit për përsosmërinë e vet. Pikërisht kjo e ka provokuar skulptorin për të krijuar “Kryqin e Aleksejit”. “Kështu e quajtën njerëzit – me emrin tim, vë në dukje Aleksej Aleksiev dhe shton:

“Është punuar prej një bushi 100 vjeçar, të cilin e gjeta të thatë në natyrë. Vetë materiali është unikal dhe prandaj mendoj se rezultati i punës sime ishte shumë i mirë. Desha që të shihet nga sa më shumë njerëz, por ende nuk ka vend ku të ekspozohet.”
Megjithëse shumë prej pemëve të tij-vepra të artit, janë zhdukur, Aleksej nuk ka hequr dorë për të krijuar pemë të tilla të reja. Ai i mbetet besnik edhe qëllimit për të rikrijuar imazhin e mbrojtësit qiellor të Bullgarisë – Shën Ivan Rillski. E ka zgjedhur madje vendin ku të vendoset – në “Doktorskata Gradina” në qendër të kryeqytetit. “Për mendimin tim bullgari ka nevojë për pamjen e një figure të shenjtë. Nuk ka shenjtor tjetër bullgar, i cili të jetë i pranishëm kaq dukshëm në historinë tonë.”
Në përkrahje të idesë është krijuar një komitet i iniciativës, i cili ta bindë bashkinë për të dhënë leje.
Përpiloi: Darina Grigorova, sipas intervistave të programit “Horizont” të BNR-së
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: BGNES, Facebook / AlekseyAleksievWoodcarvings
Një nga ikonat e muzikës franceze me origjinë bullgare – Silvi Vartan – do të vijë në Sofje në muajin tetor si e ftuars speciale në edicionin e 11-të të CineLibri, njoftojnë organizatorët e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit dhe Letërsisë. Këngëtarja u..
Një ekspeditë arkeologjike, e udhëhequr nga Doc. Dr. Boni Petrunova – drejtoreshë e Muzeut Historik Kombëtar të Bullgarisë, zbuloi një statujë masive prej bronzi të një perëndeshë nga panteoni greko-romak. Artefakti u gjet në dhoma banimi në të..
“Banorët eqyteteve Veliko Tërnovo dhe Gabrovo e meritojnë të jenë kandidatura fituese për Kryeqytetin e ardhshëm Evropian të Kulturës në Bullgari, për vitin 2032”, deklaroi kryetari i bashkisë së qytetit historik Veliko Tërnovo, Daniell Panov. Ideja..
Ylli i skenës bullgare, Silvija Tomova, ka përfunduar Akademinë Shtetërore të Baletit “A. J. Vaganova” në Shën Petersburg. Karriera e saj është e lidhur..