Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Qytetarët e RKS-se që përmes Bullgarisë kthehen në Kosovë s’kanë nevojë më për leje paraprake

Foto: arkiv

Autoritetet bullgare kanë bërë ndryshim-plotësimin e masave në kuadër të rregullave për udhëtim në kohë pandemie për të gjithë ata qytetarë që duan të kalojnë përmes Bullgarisë transit gjatë kthimit në Republikën e Kosovës, bëri të ditur Ambasada e Republikës së Kosovës në Sofje.

Si rrjedhojë, qytetarët e Republikës se Kosovës që shfrytëzojnë këtë linje kthimi, tanimë janë në listën e qytetareve që nuk kanë nevojë të marrin leje paraprake për të kaluar përmes Bullgarisë, përfshi këtu të gjitha pikat e kalimit kufitar të transportit tokësor, ajror, detar dhe hekurudhor.

Në të kundërtën, të gjitha kategoritë tjera, përveç atyre në kthim, duhet të ndjekin rregullat e mëparshme, te përcaktuara nga autoritetet bullgare.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Jetëgjatësia mesatare në vendin tonë arrin 75.6 vjet, në BE është 81.4

Jetëgjatësia mesatare në vendin tonë po fillon të rritet përsëri dhe arrin 75.6 vjet, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë. Trendi pozitiv lidhet kryesisht me ndikimin në rënie të pandemisë Covid-19. Për krahasim, jetëgjatësia mesatare në Bashkimin..

botuar më 25-11-22 1.10.MD

Ditët e Kulturës Turke në Ballçik

Më 22 dhe 23 nëntor në Qendrën Kulturore "Pallati" në Ballçik do të zhvillohen Ditët e Kulturës Turke. Eventi nën moton "Drejtime Turqia" po mbahet me pjesëmarrjen e institucioneve kulturore nga vendi.  Ndër pjesëmarrësit janë qendra kulturore..

botuar më 25-11-22 5.05.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga 9 deri në 14°, në Sofje – rreth 9°. Në mëngjes do të ketë mjegull dhe shikueshmëri të dobësuar mbi ultësirat dhe fushat në Bullgarinë Perëndimore. Gjatë ditës do të ketë vranësira të..

botuar më 25-11-21 7.35.MD