Para disa vitesh në skenën e xhazit bullgar u duk një saksofonist i jashtëzakonshëm. Spanjolli i ri menjëherë e fitoi publikun me talentin e vet “për të hyrë” shpejt në projekte të ndryshme pa e humbur praninë e vet origjinale. Sot ai interpreton muzikë bashkë me muzikantët më të njohur bullgarë të xhazit, ndërsa gjatë dy stinëve të fundit u përfshi në Big Bendin e BNR-së.
“Jam i lumtur se jam në Bullgari, kam miq, me të cilët krijojmë së bashku muzikë dhe kemi biseda interesante. Nuk mjafton të them se më pëlqejnë njerëzit, natyra, vera bullgare, ushqimi. Përshtypje më të madhe më bëjnë burimet minerale, të cilat janë shpërndarë në mbarë vendin, madje në qendër të Sofjes dhe përreth saj” – thotë Arnau Garrofé Farràs.
Ai ka lindur afër Barcelonës dhe merret me muzikë që nga fëmijëria. U bie veglave të ndryshme muzikore, por ajo që e tërheq më shumë është tingulli i saksofonit. Pas shumë lutjeve ndaj prindërve të tij, më në fund në moshën 16 vjeçe ai ka saksofon të vet.
“Që nga ky moment e këtej i bija saksofonit vazhdimisht – vazhdon ai. – Fillova të mësoja në qytezën tonë, por meqenëse nuk doja të merresha edhe me teori, edhe me orkestrim, i vazhdova mësimet në Barcelonë. Atëherë krijova grupin tim të parë. Ishim fëmijë, por kishim shumë shfaqje dhe grumbullova një përvojë të madhe. Pasi mbarova në degën e pedagogjisë muzikore u nisa në rrugën e xhaz muzikantit. Katër vjet bëja studime në Konservatorin në Hagë dhe akoma dy – magjistraturë në Roterdam. Pas kësaj vendosa ta “thyejë” rutinën si të thuash dhe mbi një vit udhëtoja nëpër Azinë pa saksofonin, vetëm me një klarinetë. Interpretoja muzikë me shumë njerëz, u takova me shumë miq. Kështu u njoha edhe me bashkëshorten time, e cila është bullgare. Ramë në dashuri dhe vazhduam të udhëtojmë së bashku. Pas kësaj u vendosëm në Bullgari.”
Disa muaj më vonë Arnau mori ftesën e parë për pjesëmarrje zyrtare te ne – në një projekt të Petër Georgievit (Pesho Kitara). Megjithëse ka shumë pjesa origjinale, të cilat mund t’i bashkojë në një program të vet, saksofonist ende i preferon projektet, ku merr pjesë gjatë viteve të fundit.
“I pari është Jazz Cats i Hristo Jocovit – daulltar. Ai është ati im në Bullgari, si të thuash. Me (“Macet”) jam mbi tre vjet.
Mes nesh ka një energji shumë të mirë dhe “mirëkuptim skenik”. Patëm mjaftë koncerte – në Bullgari, në Barcelonë, në Bukuresht... Kam shfaqje muzikore edhe me Ritmos Negros – një program afro-peruan, e prezantuam në festivalin AtoJazz, në Gladstonbury Festival në Angli.
Marr pjesë edhe në “Ekologia” (“Ekologjia”) të kontrabasistit Dimitër Karamfillov. Aktualisht po bëj pjesë edhe në MONTUGO.BG, ku gërshetohen xhaz dhe folklor. Ndihem shumë mirë ndër muzikantët e Big Bendit të BNR-së me dirigjentin Antoni Donçev. Jam i lumtur me të gjithë miqtë këtu dhe muzikën e tyre.”
Një prej “aventurave bullgare” të Arnau është folklori ynë. Ai e studion vetë.
“Si muzikant gjithmonë përpiqem ta zgjerojë horizontin tim. Dua të hyj më thellë në folklorin bullgar dhe për këtë shkak tani po mësohem t’i bie fyellit. Në qoftë se duhet t’i krahasoj me instrumentet e tjera, në të cilat kam luajtur, mendoj se fyelli është më i vështirë. Mësohem kryesisht vetë, por miku im Nedjallko Nedjallkov – solist i Orkestrës për Muzikë Popullore pranë BNR-së, më jep këshilla.”
Muzikanti është i bindur se në traditën folklorike ka shumë thellësi dhe urtësi dhe ai duhet të vazhdojë të ruhet nga brezat e ardhshëm.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Konkursi Kombëtar i Muzikës "Si Luanët" 2024 zhvillohet nga data 18 deri më 20 tetor në Sallën e Koncerteve të BNR Varna. Konkursi muzikor gëzon interes të madh. Fëmijët dhe adoleshentët që aplikuan për të vijnë nga mbi 20 qytete të Bullgarisë - thonë..
Papi Hans është alter egoja artistike e Konstantin Trendafillov - për disa një poet këngëtar, sipas të tjerëve - një këngëtar shkrimtar, por pa dyshim një artist kompleks. Si autor dhe interpretues, Papi Hans bëri një rrugë të gjatë nga hiti tërheqës..
E shfaqur në skenën muzikore bullgare në fillim të viteve '80 të shekullit të XX-të, në vitet '90 Irina Florin u bë një nga emblemat e zhanrit vendas pop. Kënga e saj e fundit e titulluar "Më afër" tregon edhe një herë një histori për dashurinë. Dhe,..
25 nëntori u shpall Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave me iniciativën e Kombeve të Bashkuara qysh në vitin 1999. Ideja është që qeveritë,..
Pop akustik me rrënjë në folklorin bullgar - kjo është muzika me të cilën jemi mësuar të lidhim dyshen Dimitër dhe Hristo. Ata janë Dimitër Atanasov dhe..