Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ditën e Enjos mblidhen barnat më shëruese

Foto: БГНЕС

 
Në kulturën tradicionale të çdo populli janë ruajtur të ashtuquajturat “metoda alternative të mjekimit”, ose metodat natyrore. Kur mjekësia zyrtare nuk ndihmon njerëzit në mbarë botën kërkojnë ndihmë pikërisht në metodat alternative. Madje ka njerëz të cilët shpresojnë vetëm te fitoterapia. Dhe kjo nuk është e rastit. Tek ne ka një shumëllojshmëri të madhe të bimëve mjekësore, të cilat janë sistematizuar në manualet shkencore. Sipas shkencëtarëve në vendin tonë ka mbi 3 600 bimë mjekësore, një pjesë prej të cilave mblidhen çdo vit dhe përdoren për prodhimin e produkteve mjekësore.

Që nga koha e lashtë Ditën e Enjos herët në mëngjes mblidhen barnat më shëruese mjekësore. Kjo është një festë  kushtuar diellit dhe barnave kuruese, e cila shënohet më 24 qershor. Më shumë hollësi mund të lexoni në artikullin nga arkivi i Radio Bullgarisë “Barnat bullgare janë më shëruese Ditën e Enjos”.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Facebook/ Fondacioni Kujtesa Bullgare

Të diplomuar në Bullgari, mjekët e Prespës së Vogël kthehen për të ndihmuar bashkatdhetarët

Për të tretin vit rradhazi, dhe për herë të dytë brenda dy muajve të fundit, një grup mjekësh bullgarë vizitoi Pustecin e Korçës për të ofruar shërbime mjekësore falas për banorët e zonës. Kjo nismë, e cila tashmë është kthyer në një traditë,..

botuar më 25-10-25 5.25.MD

Shijet e vjeshtës defilojnë në një festival kulinarie në Sofje

Mbrëmjet e freskëta të vjeshtës na japin një arsye për t’u zhytur në atmosferën e ngrohtë të restoranteve të Sofjes dhe për të provuar shije të reja, të frymëzuara nga tendencat kulinare botërore. Një platformë e njohur italiane e udhëtimeve..

botuar më 25-10-25 8.05.PD

Do të flemë një orë më shumë më 26 tetor

Në orën 04:00 me orën e Bullgarisë, më 26 tetor 2025, duhet të kthejmë akrepat e orës një orë pas. Kjo do të thotë një orë më shumë gjumë, por ajo nuk e eliminon stresin që trupi përjeton si rezultat i ndryshimit të orarit biologjik – theksojnë..

botuar më 25-10-25 7.10.PD