Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Krijimtaria inovative për fëmijë nga një autor bullgar pushton Kinën

Dy shtëpi botuese në Kinë konkurruan për të fituar të drejtat e botimit të tërë krijimtarisë së krijuesit bullgar Nikolla Rajkov e cila përbëhet nga libra fëmijësh dhe libra lojërash. Ata dallohen për nga fakti se janë të bashkëlidhura dhe akti në lojërat zhvillohet në tekstin e librave. Vepra të këtij lloji ka për më të rriturit, por vepra të tilla për më të vegjlit nuk janë tradicionale. Mirëpo, krijimtaria jep rezultate të mira dhe Nikolla Rajkov i gëzohet një sukses të madh si në vendin tonë, ashtu edhe jashtë shtetit.

Deri tashti libri i tij “Aventura e madhe e xhindit të vogël” përveç në Bullgari u botua edhe në Letoni. Mirëpo, çfarë i bëri përshtypje botuesit kinez në përrallët- lojëra?

“Mundësia, që fëmijët të zgjedhin se si të reagojnë heronjtë dhe përkatësisht se si do të vazhdojë historia në varësi të vendimeve të tyre – tregon autori. - Kështu libri mund të lexohet disa herë me variante të ndryshme të reagimeve të heronjve dhe realizohen histori të ndryshme. Shfrytëzova tërë imagjinatën time në historinë, në humorin shoqërues dhe në aventurat. Ilustrimet gjithashtu janë shumë të bukura.”

Idetë origjinale e Nikolla Rajkovit se si të duken veprat për më të vegjlit ndoshta lidhen me biografinë e tij jo tipike për një shkrimtar fëmijësh. Ai mbaroi teknologji të informacionit në Çikago të ShBA-së. Mirëpo, në vend që të mbetet në shtetin e mundësive të pakufizuara ai kthehet në Bullgari.

“Asnjëherë nuk kam pasur frikë të marr vendime atipike, në se mendoj se ato do të më bëjnë më të lumtur. Në Shtetet e Bashkuara nuk e ndjeva në vendin tim, botëkuptimi i amerikanëve është tepër material dhe komercial për mua. Pasi u ktheva në Bullgari vendosa të ndahem me punën tradicionale në zyrë nga ora 8 deri në 17 dhe krijova një firmë të vet. Më vonë, pasi në treg doli libri im i parë i cili korri sukses të madh dhe u pranua shumë mirë si nga fëmijët ashtu edhe nga kritika, vendosa të zhvillohem në këtë drejtim. Sot me pak krenari mund të them se jam shkrimtar profesional.”

Nikolla Rajkov planifikon të vizitojë Kinën pasi krijimtaria e tij do të bëhet fakt në këtë vend. Kur erdhi oferta e botuesve nga Shenzhen ai nuk u dyshua aspak dhe shumë shpejtë pranoi propozimin për arsye të profesionalizmit të tyre të lartë. Në etapën e tanishme ai bashkëpunon me përkthyesen Lin Jusjan, e cila ka mbaruar filologjinë bullgare në Universitetin e Pekinit.

“Tashmë punuam bashkë mbi përkthimin e librit “Dobrosëcite”. Atëherë imponohej që të shpjegoj shumë fjalë, sepse në libër ka shumë lojëra fjalësh dhe krijesa të menduara nga unë, si për shembull titulli i librit. Ngandonjëherë ishte e domosdoshme të shpjegoj prejardhjen e ndonjë fjale, kështu që ajo të arrijë të rikrijojë më mirë thelbin e librit.”

Vallë, a është e vështirë të krijohen libra për fëmijë në shekullin XXI, kur bota digjitale preokupon çdo njeri?

“Ka një sentencë se për fëmijë shkruhet si për të moshuar por pak më të vështirë. Që të shkruash për fëmijë ke nevojë për ndjenje fëmijërie. Në botën e sotme digjitale në të vërtetë është e vështirë, sepse vëmendja e fëmijëve vështirë mund të tërhiqet për një kohë të gjatë. Mirëpo, atë që librat e mia janë njëkohësisht lojëra dhe përralla ndihmon për përqendrimin e interesit të fëmijëve të sotëm.”

Nikolla Rajkov pëlqen të eksperimentojë, të thyejë kufijtë dhe çdo vepër e tij tjetër është më e pasur dhe më tërheqëse. Ato parime do të ndjekë edhe në projektet e reja – njeri kushtuar fëmijëve pak më të rritur, ndërsa tjetri – të përfundojë trilogjinë me aventurat e xhindit më të vogël në të cilën ai kupton se është koha të rritet. 

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: Nikolla Rajkov



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Foto: Ambasada e Republikës së Bulgarisë në Shqipëri

Ditët e Kulturës Bullgare u zhvilluan në Tiranë

Në kryeqytetin shqiptar të Tiranës u zhvilluan Ditët e Kulturës Bullgare, njoftoi Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Shqipëri. “Të inkurajuar nga Dita e Iluministëve të Popullit që e festuam së fundmi, ne bëmë çmos për t'i njohur miqtë tanë..

botuar më 24-11-06 8.25.PD

“Abetarja e Peshkut” 200-vjeçare kujton për veten me një botim të ri

Në vitin 2024 mbushen 200 vjet nga shfaqja e së ashtuquajturës "Abetare me mësime të ndryshme" . Ky është titulli origjinal i librit i njohur më mirë si “Abetarja e Peshkut”, autor i së cilës është rilindësi i shquar Dr. Petër Beron. Bëhet..

botuar më 24-11-03 7.35.PD
Milena Selimi dhe Georgi Gospodinov

Milena Selimi përkthen romanin ”Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov

Shkrimtare, përkthyese, gazetare, përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, Milena Selimi nuk rresht së promovuari kulturën, letërsinë, vlerat dhe traditat bullgare. Një nga arritjet e saj profesionale më të fundit është..

botuar më 24-10-28 2.10.MD