Shefi i Departamentit “Narkotikë” në Drejtorinë Kryesore të Luftës me Krimin e Organizuar dhe dy nëpunës të tjerë të Ministrisë së Brendshme u arrestuan, tha në një brifing të jashtëzakonshëm kryeprokurori Ivan Geshev. Ata dyshohen në sigurimin e “çadrës” për punën e grupeve të organizuara kriminale që merren me trafikun e narkotikëve jo vetëm në territorin e Bullgarisë. Ministri i Brendshëm Mlladen Marinov tha se do të analizohet veprimtaria e Drejtorisë Kryesore të Luftës me Krimin e Organizuar. Ai shtoi se udhëheqja e Ministrisë së Brendshme duhet të ofrojë ndryshime të cilat të përmirësojnë situatën në dikaster.
Më vonë operacioni u shqyrtua në një takim mes Kryeministrit Bojko Borisov dhe Ministrit të Punëve të Brendshme Mlladen Marinov. Kryeministri kërkoi dorëheqjet e zëvendëskryesekretarit të MPB-së Georgi Arabaxhiev dhe të drejtorit të Kryedrejtorisë “Luftimi i kriminalitetit të organizuar” Ivajllo Spiridonov. Pas takimit Arabaxhiev dhe Spiridonov dhanë dorëheqje.Në Pallatin Sinodal, Patriarku bullgar Daniel u takua me grupin parlamentar të "BSP - E Majta e Bashkuar". Delegacioni i socialistëve u kryesua nga Zëvendëskryeministri dhe Kryetari i BSP-së Atanas Zafirov, njoftoi Sinodi i Kishës Ortodokse..
Mbi 20 artistë nga Bullgaria, Gjermania, Italia, Holanda, Franca dhe Republika Çeke do të marrin pjesë në edicionin e tretë të festivalit Sofia Experimental nga 5 deri më 9 nëntor. Në serinë e koncerteve, leksioneve, prezantimeve dhe punëtorive..
Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°C, ndërsa në Sofje rreth 7°C. Gjatë ditës , vranësirat do të mbeten të dendura; në disa zona, kryesisht në Bullgarinë Juglindore dhe në rajonet malore, do të ketë reshje të lehta..
Demokracia perceptohet vazhdimisht nga një shumicë e fortë në shoqërinë bullgare si forma më e mirë e qeverisjes. Përafërsisht 1.5 milion qytetarë..
Lindshmëria në Bullgari ka rënë me 33% gjatë tre dekadave të fundit. Në vitin 1994 u regjistruan 79 442 fëmijë të lindur gjallë, ndërsa në vitin 2024..
Bullgaria po forcon masat e sigurisë tokësore, ujore dhe ajrore – përfshirë një sistem mbrojtjeje kundër dronëve – për objektet e kompanisë “Lukoil” në..