Një hartë interaktive tregon mundësitë për turizëm me degustimin e verës në kantinat e hapura në Ultësirën e Trakëve. Janë përfshirë 50 kantina, të cilat ndodhen në 6 qarqe të vendit – Plovdiv, Pazarxhik, Haskovo, Stara Zagora, Jamboll dhe Sliven. Ky lloj turizmi dhe trashëgimia kulturore dhe historike janë emblema e rajonit të Trakisë. Mund të gjeni hartën në sajtin e Organizatës për Administrimin e Rajonit Turistik të Trakisë këtu, apo ta shikoni vetë, në se vizitoni ngjarjen e organizuar më 27 dhe 28 qershor në Plovdivin e Vjetër “Vera dhe Gourmet”
Numër rekord plazhesh në bregdetin bullgar të Detit të Zi janë vlerësuar me çmimin prestigjioz ndërkombëtar “Flamuri Blu”, që dëshmon për ujërat detare të pastra dhe brezat bregdetarë. Ai jepet pas vlerësimit nga Agjencia Evropiane për Mjedisin, e cila..
Nëse mendoni se verilindja e Bullgarisë është vetëm hambar pjellor dhe fusha të sheshta, është koha të hidhni sytë drejt mbjelljeve të rrushit, të cilat shtrihen në mijëra dekarë në rajon. Këtu vera është pjesë e përditshmërisë dhe kulturës së njerëzve...
Në brigjet e liqenit të qytetit Pravec u hap një park i ri kulturoro-historik, i cili shtrihet në 14 dekara. Atraksioni “Bullgaria Lend” ofron një mundësi unike për t’u njohur me trashëgiminë bullgare, të paraqitur në përmasa të zvogëluara. Ka modele të..