Kompania low cost hungareze e transportit ajror Wizz Air paralajmëroi se linçon një itinerar të ri - mes Sofjes dhe ishullit grek Mikonos. Fluturimi i parë deri në Mikonos do të jetë më 7 gusht 2020 dhe parashikohen nga 2 fluturime në javë për këtë destinacion (të hënën dhe të premten).
Kështu itineraret e reja të kësaj kompanie deri në vendin tonë që nga fillimi i vitit bëhen 17. Nga Wizz Air kujtojnë se të gjithë pasagjerët janë detyruar të mbajnë maska dhe në aeroport u rekomandojnë klientëve që të përdorin pagimin pa kontakt për të gjitha blerjet.
Numër rekord plazhesh në bregdetin bullgar të Detit të Zi janë vlerësuar me çmimin prestigjioz ndërkombëtar “Flamuri Blu”, që dëshmon për ujërat detare të pastra dhe brezat bregdetarë. Ai jepet pas vlerësimit nga Agjencia Evropiane për Mjedisin, e cila..
Nëse mendoni se verilindja e Bullgarisë është vetëm hambar pjellor dhe fusha të sheshta, është koha të hidhni sytë drejt mbjelljeve të rrushit, të cilat shtrihen në mijëra dekarë në rajon. Këtu vera është pjesë e përditshmërisë dhe kulturës së njerëzve...
Në brigjet e liqenit të qytetit Pravec u hap një park i ri kulturoro-historik, i cili shtrihet në 14 dekara. Atraksioni “Bullgaria Lend” ofron një mundësi unike për t’u njohur me trashëgiminë bullgare, të paraqitur në përmasa të zvogëluara. Ka modele të..