Shkencëtarët janë të befasuar dhe po kërkojnë emrin specifikpër varrezën antike me kupolë rreth qytetit Pomorie. Mes banuesve vendas ajo ka fituar popullaritet si “varreza e zbrazët”, sepse varreza ka qenë e mbuluar me një përpikmëri të madhe me rërë, në ngjashmëri me tumulat dhe varrezat e lëna nga trakët. Studimet fillojnë në fund të shekullit të 19 kur arkeologët çekë Karel dhe Herman Shkorpil kanë vizituar Anhiallon / ky ka qenë emri antik i qytetit të sotëm Pomorie/ që të përshkruajnë lashtësitë vendase. Ata kanë bërë skicat e para të vendit dhe me publikimet e veta e njohin të gjithë opinionin botëror me këtë monument interesant.
Një korridor i gjatë pas hyrjes të çon drejt një kamerë të rrumbullakët me diametër 11,60 metra, e cila mahnit me arkitekturën e saj. Muret e sallës i përngjajnë një harku gjysmë cilindrik. Në qendër ka një kolonë e cila është bosh, dhe e cila zgjerohet lartë dhe bashkohet me murrin e jashtëm. Arkitektë të shumtë nga e gjithë bota studiojnë dhe sot këtë varrezë, që të kuptojnë sekretet e kupolit të ndërtuar në mënyrë shumë precize në periudhën rreth shekullit të 2 të 4 pas lindjes së Krishtit. Ndërtimi është kryesisht prej guri gëlqeror dhe tulla të ngjitura me llaç. Por, mjeshtrit e saj dhe sot e kësaj dite mbeten të patejkalueshëm. Që të gjitha këto fakte i mësojmë nga publikimi “Një varrezë afër Pomories mbetet enigmë më shumë se 100 vjet”.
Presidenti Rumen Radev do të marrë pjesë sot, 2 tetor, në prezantimin zyrtar të një botimi fototip të "Almanakut Maqedonas" të Organizatës Patriotike Maqedonase me rastin e 85-vjetorit të origjinalit. Prezantimi i botimit fototip të veprës së..
Një ritual ushtarak në nderim të heronjve të rënë në betejat e Kajmakçallan-it u zhvillua në majën me të njëjtin emër, në kufirin midis Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, njoftoi Ministria e Mbrojtjes. Gjatë Luftës së Parë Botërore, në vitin 1916, në..
Një ceremoni solemne do të mbahet në Silistra më 1 tetor për të shënuar 85-vjetorin e kthimit të Dobruxhës Jugore në Bullgari, raportoi BTA. Përfaqësues të autoriteteve lokale dhe qendrore dhe qytetarë do të vendosin lule para monumentit të..