Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ambasadori bullgar në Londër e quajti listën britanike “anomali”

Marin Rajkov
Foto: arkiv

Ambasadori i Bullgarisë në Londër Marin Rajkov komentoi posaçërisht për BNR-në se është jashtëzakonisht i befasuar se qeveria britanike nuk e ka vendosur Bullgarinë në listën e 59 vendeve deri në të cilat janë lejuar fluturimet pa karantinë. Rajkov theksoi para autoriteteve britanike se vitin e kaluar 480 000 britanikë e kanë vizituar Bullgarinë dhe se bregdeti bullgar konsiderohet si zonë e lirë nga Covid-19.

Ai tha se nuk do të komentojë shtete të veçanta, por sipas tij mospërfshirja e Bullgarisë në listë është “anomali”.

Le të mos harrojmë gjithashtu se në Bullgari qënrojnë rreth 10 000 britanikë, vuri në dukje Rajkov.

Nga pikëpamja formale tani për tani vendimi i përket vetëm Anglisë dhe jo pjesëve të tjera të Mbretërisë së Bashkuar – Skocia, Uelsi dhe Irlanda e Veriut.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Produkti i Brendshëm Bruto rritet me 3.4% në vitin 2024

Në vitin 2024, Produkti i Brendshëm Bruto i vendit tonë u rrit në terma realë me 3.4% krahasuar me vitin e kaluar, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Statistikave, të cituara nga BTA. Të ardhurat kombëtare bruto me çmimet e tregut vitin e kaluar..

botuar më 25-10-25 12.35.MD

Njësia 6 e Centralit Atomik “Kozlloduj” do të mbyllet për mirëmbajtje të planifikuar vjetore

Mirëmbajtja e planifikuar vjetore e Njësisë 6 të centralit atomik “Kozlloduj” do të fillojë sot, 25 tetor, dhe pritet të zgjasë deri në fillim të dhjetorit, njoftoi centrali bërthamor. Gjatë mbylljes, do të kryhet mirëmbajtje gjithëpërfshirëse..

botuar më 25-10-25 5.40.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°, në Sofje – rreth 6°. Gjatë ditës , në pjesën veriore të Bullgarisë do të ketë periudha me shpërndarje dhe pakësim të vranësirave, por pasdite ato sërish do të shtohen dhe në mbrëmje..

botuar më 25-10-24 7.35.MD