Papritmas në moshën 94 vjeçe vdiq doajeni i alpinizmit bullgar prof. Georgi Atanasov, i njohur në rrethet alpiniste si Xhixhi.
Ai ishte i vetmi profesor i alpinizmit në botë dhe një prej figurave më të shquara në historinë e lëvizjes alpine bullgare. Është themelues dhe udhëheqës i katedrës “Turizëm, alpinizëm dhe orientim” në Akademinë Sportive Kombëtare.
Në historinë e alpinizmit bullgar ka lënë një gjurmë të thellë jo vetëm si alpinist, por edhe me dhjetëra librat mësimorë, artikujt dhe monografitë shkencore.
Ka realizuar mbi 600 ngjitje në vend dhe jashtë. Është autor i ngjitjes së parë bullgare të murit perëndimor të Petit Drunë Alpe, me Avram Avramovin. Në vitin 1964 ka kaluar përmes Murit të famshëm të Bezengit në Kaukaz.Presidenti i Unionit Bullgar të Futbollit Georgi Ivanov-Gonzo njoftoi se Aleksandër Dimitrov është trajneri i ri i ekipit kombëtar. Ish-trajneri i ekipit të të rinjve të vendit do ta udhëheqë skuadrën kombëtare në ndeshjen kualifikuese kundër Turqisë..
Nga 23 deri më 30 shtator, në të gjitha shtetet anëtare të BE-së zhvillohet iniciativa Java Evropiane e Sportit. Me këtë rast, në kryeqytetin Sofje, në arenën “Asics Arena”, do të organizohet një panair sportiv dyditor, njoftoi në Facebook Ministria..
Kombëtarja e Bullgarisë në volejboll për meshkuj u kualifikua për në çerekfinalet e Kampionatit Botëror që po zhvillohet në Filipine, pasi mundi Portugalinë me rezultatin 3:0 (25:19, 25:23, 25:13). Ky është një arritje historike, pasi për herë të..