Papritmas në moshën 94 vjeçe vdiq doajeni i alpinizmit bullgar prof. Georgi Atanasov, i njohur në rrethet alpiniste si Xhixhi.
Ai ishte i vetmi profesor i alpinizmit në botë dhe një prej figurave më të shquara në historinë e lëvizjes alpine bullgare. Është themelues dhe udhëheqës i katedrës “Turizëm, alpinizëm dhe orientim” në Akademinë Sportive Kombëtare.
Në historinë e alpinizmit bullgar ka lënë një gjurmë të thellë jo vetëm si alpinist, por edhe me dhjetëra librat mësimorë, artikujt dhe monografitë shkencore.
Ka realizuar mbi 600 ngjitje në vend dhe jashtë. Është autor i ngjitjes së parë bullgare të murit perëndimor të Petit Drunë Alpe, me Avram Avramovin. Në vitin 1964 ka kaluar përmes Murit të famshëm të Bezengit në Kaukaz.Vetëm 3 të dhjetat e sekondës përcaktuan kampionin e meshkujve të Maratonës së Sofjes 2025. Kenianët Shedrak Kimajo dhe Ejbraham Kiplimo kaluan vijën e finishit në të njëjtën kohë, duke detyruar përdorimin e një fotofinishi. Fituesi i vitit të kaluar..
Fillon ngjarja më e madhe e atletikës së lehtë në Bullgari – Wizz Air Sofia Marathon 2025 . Më 11 dhe 12 tetor, rrugët e Sofjes do të shndërrohen në një skenë të sportit dhe kulturës. Edhe këtë vit, organizatorët raportojnë interes rekord nga..
Basketbollisti më i mirë bullgar Aleksandër Vezenkov u zgjodh për të dytin vit radhazi si lojtari më i mirë jashtë Shoqatës Kombëtare Amerikane të Basketbollit - NBA në anketën e menaxherëve të përgjithshëm të NBA-së. Ylli i Olympiacos mori 44% të..