Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shefi i Shërbimit të Rojës Kombëtare dha dorëheqjen

Foto: BGNES

Shefi i  Shërbimit të Rojës Kombëtare gjen. Krasimir Stançev dha dorëheqjen pasi ajo ishte kërkuar nga Presidenti Rumen Radev. Deri në këtë situatë çuan letrat e dërguara nga ana e Shërbimit të Rojës Kombëtare deri në institucionet përgjegjëse për kufizimin e aksesit të qytetarëve deri në parkun “Rosenec”, i cili është pronë publike. Këtë e bënë të ditur nga Zyra e Presidentit për Shtyp.

Pak më herët nga partia në pushtet GERB gjithashtu kërkuan dorëheqjen e gjeneralit Stançev, kurse Kryeministri Bojko Borisov në një brifing të jashtëzakonshëm shpalli se pikërisht Shërbimi i Rojës Kombëtare ka kërkuar ndalimin e lundrimit të anijeve dhe ndalimin e aksesit tokësor deri më 15 shtator në zonën rreth rezidencës verore të kryetarit të nderit të Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë Ahmed Dogan.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgarët u evakuuan nga Libani me aeroplan qeveritar, pritet një fluturim i ri

Një pjesë e bullgarëve në Liban u evakuuan me aeroplanin qeveritar Airbus mbrëmjen e së hënës. Në grupin e parë, që numëron 89 persona, janë kryesisht familje, nëna me fëmijë dhe të moshuar. Ata u pritën nga kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev...

botuar më 24-10-01 9.43.PD
Ministri Vlladimir Malinov

Vënë në funksion tregtar terminalin e gazit të lëngshëm në Aleksandropolis

Sot pritet nisja tregtare e terminalit për gaz të lëngëzuar natyror në Aleksandropolis të Greqisë. Lidhja tashmë është testuar me sukses me vëllime reale të gazit natyror për të siguruar funksionim pa probleme. Hapja ishte planifikuar për në..

botuar më 24-10-01 6.15.PD

Parashikimi i motit për 1 tetorin

Ditën e martë do të mbajë mot me diell në pjesën më të madhe të vendit. Në rajonet verilindore dhe në Detin e Zi vranësirat do të jenë të ndryshueshme dhe vende-vende do të ketë reshje shiu. Moti mbetet me erë. Temperaturat minimale do të lëvizin..

botuar më 24-09-30 7.30.MD