“Në se Rumen Radev dëshiron të realizojë një projekt politik, le që të dalë nga Presidenca dhe të krijojë parti të vet. Atëherë mund të takohemi në fushën, ku mund të bisedojmë për politika”, tha para Radios Kombëtare Bullgare Daniella Daritkova, kryetarja e grupit parlamentar të partisë GERB. Ajo pyeti vallë thirrjet për rrëzimin e qeverisë së zgjedhur në mënyrë të ligjshme janë në përputhje me ligjin dhe Kushtetutën.
“Dëshirojmë të dëgjojmë zërin e popullit. Të kuptojmë pse kur ndërtojmë një perspektivë të qëndrueshme për shtetin, ata nuk shikojnë perspektivë për fëmijët e tyre dhe duan ndryshim”, tha gjithashtu deputetja
Nuk është koha për zgjedhje, tha kryeministri Rosen Zheljazkov në një forum të partisë GERB. Ai u shpreh kundër zgjedhjeve gjatë futjes së euros në vend në vitin 2026. “Ne kemi nevojë për një shumicë të qëndrueshme parlamentare me një angazhim..
Zgjedhjet parlamentare në Republikën e Moldavisë të mbajtura më 28 shtator 2025 shënuan një fitore vendimtare për partinë në pushtet – Partia e Veprimit dhe Solidaritetit (PAS). Rezultati u interpretua nga shumëkush si një konfirmim i kursit pro-evropian..
Sanksionet amerikane ndaj kompanisë serbe të naftës hyjnë në fuqi Që nga 9 tetori, kanë hyrë në fuqi sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj kompanisë serbe të naftës NIS – "Industria e Naftës së Serbisë", raportoi Radio Televizioni i..