Afaristët e akuzuar Vasill Bozhkov dhe Cvetan Vasilev, të cilët gjenden jashtë shtetit, janë në kontakt me politikanë “të ndershëm” dhe “gazetarë” të lirë, që ta sabotojnë punën e sistemit të drejtësisë të Bullgarisë. Këtë e shpalli në një briefng Sijka Mileva - zëdhënëse e Kryeprokurorit të Bullgarisë Ivan Geshev, dhe shtoi: “Jemi dëshmitarë se si ata bëjnë përpjekje, që të asgjësojnë pavarësinë e organeve hetuese, duke provuar për ta ruajtur të vjedhurin nga populli.”
Pak më vonë prokuroria publikoi incizime të bëra me mjete të posaçme hetuese të bisedimeve të Vasill Bozkovit, i cili fshihet në Dubai, me një gazetar dhe një politikan, sipas të cilëve prapa protestave rri pikërisht Bozhkovi.Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..