Në fillim të seancës së sotme të parlamentit GERB dhe Partia Socialiste Bullgare lexuan deklarata të cilat dënojnë përplasjet në protestën e djeshme antiqeveritare. Deputeti nga GERB Toma Bikov provokoi pakënaqësinë e së majtës duke akuzuar Partinë Socialiste Bullgare se hyn në skenarin kriminal të biznesmenit Vasill Bozhkov. “Pushteti në një shtet demokratik nuk merret me gjak, por jepet dhe merret me zgjedhje”. Kjo provokoi reagim të ashpër nga deputetët e PSB-së dhe ata brohoritën “Dorëheqje”. Nga partia kërkuan që ministri i brendshëm Mlladen Marinov të dëgjohet në parlament për veprimet e policisë në kohën e protestave.
Sot pritet që PSB të paraqesë votën e pesë të mosbesimit ndaj kabinetit të kryeministrit Bojko Borisov dhe herën e dytë tema është korrupsioni.
Të shtunën do të mbajë mot i ftohtë. Do të mbizotërojë mot me diell me rritje të përkohshme të vranësirave. Para mesditës do të ketë mjegull në disa vende fushore. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi lindor, në Bullgarinë Lindore - deri në..
Helikopteri i dytë për nevoja mjekësore i blerë nga Bullgaria kaloi testet e fluturimit në prani të komisionit bullgar, i cili po viziton bazën e prodhuesit Leonardo S.p.A në qytetin italian Vergiate. Ekipi është gati të kryejë pranimin teknik..
Deputetët e Asamblesë së 51-të Kombëtare miratuan një deklaratë për mospjesëmarrjen e forcave të armatosura bullgare në operacionet ushtarake në territorin e Ukrainës. “Pro” votuan 166 deputetë, “kundër” 27 dhe 11 abstenuan. Deklarata u..
Sipas të dhënave të Eurostat-it, Bullgaria përmbush edhe kriterin e fundit për eurozonën - stabilitetin e çmimeve. Kështu ka bërë të ditur në fillim të..
Mbështetja bullgare për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës u riafirmua sot nga kryeministri Rosen Zheljazkov. Ai mori..
Temperaturat minimale të martën do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°, në verilindje deri në minus 11°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Paradite..