Ka dy variante – qeveri e re në këtë Parlament dhe shumicë, ose zgjedhje para afatit, tha Zëvendëskryeministri Krasimir Karakaçanov. Çështje bisedimesh në koalicionin në pushtet është nëse Kryeministri i tanishëm Bojko Borisov do ta ruajë postin e vet, shtoi ai. Ka nevojë për një program për 7-8 muajit, ku të jenë shënuar masat për zhvillimin e ekonomisë dhe përballimin e varfërimit lidhur me koronavirusin, nguli këmbë Zëvendëskryeministri.
Alternativa është zgjedhje të parakohshme, një parlament i ndarë, i cili të mos ketë mundësinë për të formuar qeveri, zgjedhje të reja dhe akoma 10-11 muaj qeveri teknike.
Ekonomia nuk do të mund të mbijetojë në një situatë të tillë, ndërsa nga kjo do të humbasë njeriu i zakonshëm, tha Karakaçanovi.
Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e monedhës bullgare – lev. Partitë e tjera dhe organizatat e shoqërisë civile pritet të bashkohen...
Këshilli i Ministrave nuk ka diskutuar hipotezën e pjesëmarrjes së mundshme të Bullgarisë me forcat paqeruajtëse në Ukrainë. Kështu ka deklaruar për media zëvendëskryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste Bullgare (BSP), Atanas Zafirov...
Si Komandant i Përgjithshëm Suprem, jam kategorikisht kundër dërgimit të ushtarëve nga Bullgaria në Ukrainë në çdo formë. Këtë e tha para gazetarëve presidenti Rumen Radev, i cili mori pjesë në shënimin e 35 vjetorit të themelimit të Konfederatës së..
Në kuadër të programit europian “Ndihma ushqimore dhe materiale bazë” vitin e kaluar, mbi 550 mijë persona janë asistuar me pako ushqimore bazë dhe 9..
Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi..