“Mbase mund të njihni gra të tilla, ato janë kudo rreth nesh. Mos qëndroni në anë. Ato kanë nevojë nga përkrahja juaj!”- me këtë apel drejtohen drejt nesh, organizatorët e pazarit bamirës në ndihmë të grave, viktima të dhunës në familje.
Më 18 korrik anëtarët e grupit për një iniciativë sociale “Mix&Match” do të rendisin në art klubin “Shtëpia e Sofjes” aksesor të punuar prej tyre, piktura, ëmbëlsira, mbulesa prej dizajni dhe dhurata të ndryshme të punuara me dorë.
Piktori Ivan Jahnaxhiev po kështu merr pjesë në përkrahje të kauzës. Një pikturë e tij me flutura - simbol të transformimit dhe të jetës së re, do të ofrohet në ankand. Paratë e mbledhura do të jenë për nevojat e një banese të re të mbrojtur në Sofje. Godina tanimë është e meremetuar nga fondacioni “AME” dhe do të hapë dyer së shpejti.
Pazari bamirës është fushata e parë qëllimore pas periudhës së izolimit social, e cila rikujton për problemin e dhimbshëm, por dhe për apelin e institucioneve ndërkombëtare të mund të sigurohet më shumë ndihmë dhe mbrojtje për këto bullgare, të cilat jetojnë në frikë dhe e heshtin rreth temës për dhunën familjare.
Një dragua që nxjerr zjarr do t’i presë vizitorët e Muzeut të parë të hekurit të hekurosjes në Ballkan, i cili hapet më 21 nëntor në Plovdiv. Nga goja e tij do të rrjedhin fjalë inkurajimi – që njerëzit, me sy të etur për dije të reja, të zhyten në..
Në prag të Ditës së Familjes së Krishterë (21 nëntor), dhjetëra çifte nga Dimitrovgrad rinovuan betimet e tyre martesore pasi kaluan më shumë se gjysmë shekulli së bashku. Një total prej 55 çiftesh, të martuar nga 50 vjete ose më shumë, morën..
Prej 15 vitesh Stela Nedkova jeton në Bruksel. Pasi përfundoi arsimimin e saj në Bullgari, ajo vendosi të vërë veten në provë në një realitet tjetër, për të kontrolluar nëse mund t’ia dalë vetë me sfidat e jetës, pa ndihmën e prindërve. Stela ishte..