Zëvendëskryeministri dhe Ministër i Mbrojtjes Krasimir Karakaçanov deklaroi se do të japë dorëheqje në qoftë se komandantët, këshilli i koalicionit, ose Kryeministri janë të mendimit se ai nuk ia ka dalë mbanë detyrës së vet.
Bashkë me Presidentin Rumen Radev ai ishte i pranishëm në stërvitjen ushtarake-detare “Briz 2020”. Në Burgas Ministri Karakaçanov komentoi se ka të ngjarë që kabineti i ri i “remontuar” të jetë pa Kryeministrin Bojko Borisov. Mirëpo, kjo do të bëhet e qartë pas mocionit të mosbesimit.
Sa u përket protestave në vend Zëvendëskryeministri vuri në dukje se shoqëria duhet të jetë e qartë se çfarë e pret pas kësaj.Roli i rrjetit social TikTok në Bullgari po rritet, përfshirë edhe për përhapjen e manipulimeve. Këtë e thekson një raport i prezantuar në Parlamentin Evropian, njofton BTA. Sondazhi u krye nga OJQ-ja “Iniciativa Ballkanike për Media të Lira”...
Për të tretin vit radhazi, Universiteti i Sofjes “Shën Kliment Ohridski” hyn në një klasifikim prestigjioz botëror. Në renditjen QS World University Rankings: Sustainability 2026 , Universiteti zë vendin e 814-të nga 2002 universitete të renditura...
Resorti malor i Banskos bëhet kryeqyteti i kulturës së alpinizmit, aventurave dhe udhëtimeve me filma, ekspozita dhe prezantime që tregojnë për kufijtë e aftësive njerëzore. Atje, nga 19 deri më 23 nëntor, "Bansko Film Fest" do të mbahet në dhjetë..
Impianti i parë i trajtimit të ujërave të ndotura në fazën e katërt u vu në shfrytëzim sot në fshatin Benkovski, komuna Marica. "Sot po hapim një..
Gjatë 24 orëve të ardhshme do të mbizotërojë mot me re, në shumë vende në pjesën perëndimore të Rrafshinës së Danubit dhe Ultësirës së Epërme Trake do..
Ministri i punëve të jashtme Georg Georgiev mori pjesë në takimin e rregullt të Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së, i cili u mbajt në Bruksel...