Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste Bullgare (BSP) parashtroi në Parlament kërkesë për dëgjimin e Kryeprokurorit Ivan Geshev. Deputetët kërkojnë nga Kryeprokurori një raport për veprimet e tij që nga fillimi i mandatit të tij deri tani.
BSP pyesin a është e justifikuar shpallja e korrespondencave personale për hetime aktuale. Deputeti Anton Kutev tha në një intervistë për BNR se ata do të vazhdojnë të këmbëngulin për dorëheqjen e Geshevit dhe se mbi 70 deputetë e kanë nënshkruar kërkesën. Sipas Kutevit qëllimi i procedurës është që të sqarojë se çfarë pikërisht janë të drejtat e Kryeprokurorit, duke filluar nga një debat publik për këtë se çfarë duhet të jenë këto të drejta.Në një takim në Berlin me Annette Kroeber-Riehl, zëvendëspresidente e çështjeve qeveritare dhe politikave publike për Evropën në Google, Ministri i Qeverisjes Elektronike Valentin Mundrov tha se partneriteti midis Bullgarisë dhe gjigantit të..
Menaxheri special komercial i sapoemëruar i "Lukoil Neftohim Burgas", Rumen Specov, shkarkon Evgeni Manjahin nga detyra e kryetarit të Bordit Drejtues të "Lukoil Neftohim Burgas" dhe i heq autoritetin e tij për të përfaqësuar kompaninë, raportoi BTA...
81.2% e bullgarëve nuk besojnë se demokracia në Bullgari është reale, 78.2% dyshojnë se tranzicioni ka mbaruar dhe 57.6% nuk janë të bindur se ekziston një ekonomi tregu funksionale në vendin tonë. Të dhënat janë nga një anketë e pavarur nga..
Impianti i parë i trajtimit të ujërave të ndotura në fazën e katërt u vu në shfrytëzim sot në fshatin Benkovski, komuna Marica. "Sot po hapim një..
Gjatë 24 orëve të ardhshme do të mbizotërojë mot me re, në shumë vende në pjesën perëndimore të Rrafshinës së Danubit dhe Ultësirës së Epërme Trake do..
Ministri i punëve të jashtme Georg Georgiev mori pjesë në takimin e rregullt të Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së, i cili u mbajt në Bruksel...