Pronarët e kazinove dhe të sallave të lojërave të fatit nga mbarë vendi protestojnë në Sofje kundër ndryshimeve në Ligjin e për Lojërat e Fatit. Ata ngulin këmbë që të hiqen tekstet e reja, të cilat sipas tyre janë lobiste dhe do të prekin sallat e vogla të bixhozit, bëri të ditur BNR.
Të pakënaqurit nga qeverisja në kryeqytet bllokuan 7 udhëkryqe kryesore në Sofje. Bllokada vazhdoi deri në orën 23.00 të 22 korrikut. U zhvillua dhe një performance me hedhje kapelash para Pallatit të Gjykatës, si një gjest i kërkesës së dorëheqjes së Kryeprokurorit.
U zhvillua protestë edhe para Televizionit Kombëtar Bullgar me kërkesë për dorëheqjen e drejtorit të përgjithshëm, sepse sipas protestuesve media nuk zbaton funksionin e saj publik.
Korrespondentët vendas të BNR-së bënë të ditur edhe për dhjetëra protestues në Plovdiv, Veliko Tërnovo dhe Burgas.Marrja e përgjegjësisë është një hap drejt rivendosjes së besimit në koalicion. Kështu komentoi deputeti i PP-DB, Ivajllo Mirçev, dorëheqjen e Kirill Petkov dhe e përshkroi atë si një veprim të arsyeshëm dhe të përgjegjshëm, njoftoi BGNES. Në fillim të..
Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës filloi një analizë sektoriale të tregut të ushqimeve. Pas kontrolleve të kryera nga Agjencia Kombëtare e të Ardhurave, Komisioni për Mbrojtjen e Konsumatorëve dhe Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës në mbi 300..
Ish-zëvendësministri i financave, Georgi Klisurski, nga "Po e vazhdojmë ndryshimin" (PP) njoftoi se po largohet nga partia PP. Në një postim në Facebook, Klisurski shkroi: "Po largohem nga PP. I zhgënjyer dhe i neveritur". Bashkëpartiaku i..
Gjatë natës moti në të gjithë vendin do të jetë i kthjellët. Në rajonet lindore do të fryjë erë e lehtë nga lindje-juglindja. Të premten vendi..
Një zjarr i madh me një front prej rreth 10 km pyjesh po digjet në pjesën lindore të Karnobatit, rajoni i Burgasit, njoftoi kryetari i bashkisë Georgi..
Edhe një herë, mjekë të rinj, praktikantë dhe studentë të mjekësisë do të marrin pjesë në një protestë kombëtare "E ardhmja në Bullgari". Ata kërkojnë..