Pas takimit të partnerëve nga koalicioni në pushtet “GERB – Patriotët e Bashkuar” Kryeministri Bojko Borisov shpalli ndryshimet në qeveri.
Ministri i Punëve të Brendshme Mlladen Marinov do të zëvendësohet nga Hristo Terzisjki, i cili është oficer i karrierës në polici. Marinov është një oficer i jashtëzakonshëm, por në politikë ka gabime, të cilat ndëshkohen, u argumentua Kryeministri. Borisov tha se nuk miraton veprimet e policisë kundër protestuesve, sidomos në plazhin në Rosenec.
Ministri i deritanishëm i Shëndetësisë Kirill Ananiev bëhet Ministër i Financave, në vendin e Vlladisllav Goranovit. Ai është pushuar nga posti për shkak të kontrollit të ulët mbi Komisionin për Lojërat e Fatit, tha Borisov.
Zëvendësministri i deritanishëm i Ekonomisë Llëçezar Borisov do ta marrë postin e Ministrit të Ekonomisë nga Emill Karanikollov. Kryeministri shprehu pakënaqësinë e vet për shpërblimet e dhëna në Ministrinë e Ekonomisë.
Kostadin Angellov, i cili është shef i spitalit “Aleksandrovska” në Sofje, bëhet Ministër i Shëndetësisë.
Zëvendëskryeministrja Marijana Nikollova bëhet Ministre e Turizmit në vend të Nikolina Angellkovës.
Kryeministri deklaroi se pas skadimit të mandatit të qeverisë do të fillojë ta forcojë partinë GERB, sepse brenda ka gabime dhe kontroll të ulët. Ditën e hënë (më 27 korrik) do të shpallen masat në përkrahje të të dëmtuarve nga Covid-19.
Zëvendëskryeministri Krasimir Karakaçanov saktësoi se me këmbëngulje të Patriotëve të Bashkuar do të ketë një renditje të re të prioriteteve kombëtare, për zbatimin e të cilave po këmbëngul koalicioni i vogël. Ndër to janë kujdesi për njerëzit e moshuar, komunitetet bullgare jashtë shtetit dhe problemi demografik.Kryetari i "Po e Vazhdojmë Ndryshimin" (PP), Asen Vasilev, tha në një intervistë për televizionin bTV se është më e lehtë të jesh kryetar i vetëm i partisë sesa të qeverisësh si bashkëkryetar me dikë tjetër pas largimit të Kirill Petkov ...
Kosova renditet e para për ndjenjën e sigurisë në Evropë Një raport ndërkombëtar i Gallup në shtator e renditi Kosovën midis vendeve më të sigurta në botë. Vendi ballkanik renditet i treti globalisht dhe i pari në Evropë për sa..
Ministri i Brendshëm Daniell Mitov zhvilloi një takim pune me Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Sofje, Sh. e Tij Haxhi Bajraktari. U diskutua bashkëpunimi dypalësh në fushën e punëve të brendshme dhe mundësitë për thellimin e tij. Ministri i..