Agjencia Kombëtare e të Ardhurave merr kontrollin e plotë mbi sektorin e lojërave të fatit, vendosën deputetët me ndryshimet e miratuara në lexim të dytë në Ligjin për Lojërat e Fatit, transmetoi BNR.
Pushtetarët hodhën poshtë idenë që Komisioni Shtetëror për Lojërat e Fatit të bëhet një organ kolektiv nën drejtimin direkt të qeverisë dhe vendosën që kontrolli të përqendrohet tek Agjencia e të Ardhurave. Po rritet kapitali fillestar për licencë të re të kazinove dhe të automatëve të lojërave të fatit, por nuk u rrit taksa e licencës. U refuzua propozimi që të ketë kazino vetëm në hotelet me 5 yje, në vendpushimet kombëtare dhe rajonet kufitare.
Protestuesit para Parlamentit kundër amendamenteve në ligj e pranuan vendimin përfundimtar duke thirrur “fitore”.Nënpresidentja Ilijana Jotova tha, se tekstet e ndryshuara në Kushtetutë u kthyen kundër krijuesve të tyre. Jotova komentoi para gazetarëve se “për shkak të këtyre ndryshimeve në Kushtetutë, sot nuk mund të zgjidhet kryetari i Kuvendit Popullor”...
Shtatëdhjetë e shtatë për qind e atyre që punojnë në arsimin e mesëm janë të gatshëm të protestojnë me kërkesën për rritjen e pagave në këtë sektor, sipas një sondazhi kombëtar nga Konfederata e Punës “Podkrepa”. Gjysma e të anketuarve kanë deklaruar..
Këshilli i Ministrave miratoi një projekt-marrëveshje donacioni midis Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Bullgarisë për dhënien e një kontributi vullnetar për të mbështetur aktivitetet e organizatës në Rripin e Gazës me shumën prej 100 mijë euro...
Përpjekja e pestë radhazi e deputetëve për të zgjedhur një kryetar të Kuvendit Popullor nuk solli rezultat. Në votim u vunë katër kandidatë - Natalija..
Në datat 22 dhe 23 nëntor, Kisha Ortodokse Bullgare do të kremtojë solemnisht njëqindvjetorin e shenjtërimit të Tempullit-Monument “Shën Aleksandër..
Autoritetet në Greqi do të dërgojnë më shumë policë për të punuar në postbllokun "Promahon" në kufirin me Bullgarinë për përpunimin më të shpejtë të..