Agjencia Kombëtare e të Ardhurave merr kontrollin e plotë mbi sektorin e lojërave të fatit, vendosën deputetët me ndryshimet e miratuara në lexim të dytë në Ligjin për Lojërat e Fatit, transmetoi BNR.
Pushtetarët hodhën poshtë idenë që Komisioni Shtetëror për Lojërat e Fatit të bëhet një organ kolektiv nën drejtimin direkt të qeverisë dhe vendosën që kontrolli të përqendrohet tek Agjencia e të Ardhurave. Po rritet kapitali fillestar për licencë të re të kazinove dhe të automatëve të lojërave të fatit, por nuk u rrit taksa e licencës. U refuzua propozimi që të ketë kazino vetëm në hotelet me 5 yje, në vendpushimet kombëtare dhe rajonet kufitare.
Protestuesit para Parlamentit kundër amendamenteve në ligj e pranuan vendimin përfundimtar duke thirrur “fitore”.Optimizmi ukrainas përplaset me skepticizmin bullgar dhe evropian përpara samitit të NATO-së, me ndarjet që shfaqen mbi shpenzimet e mbrojtjes dhe se si do të përfundojë lufta. Këto janë përfundimet në një raport të bazuar në një studim të ri të..
Ndihma humanitare e ofruar nga Bullgaria për popullsinë civile të Gazës u nis me kamionë për në rajon më 29 qershor, njoftoi në Facebook Ambasada Bullgare në Jordani.Dërgesa përfshin ushqime, ilaçe, tenda dhe mallra të tjera thelbësore. Ato do t'u..
Këshilli Atlantik i Bullgarisë u bëri thirrje të gjithë "deputetëve me orientime euroatlantike" të mbështesin kabinetin e propozuar nga GERB-SDS. Në qëndrimin e Këshillit thuhet: “Nëse “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” nuk..
Zëvendësministri hungarez i punëve të brendshme, Bense Retvári, deklaroi se për Presidencën hungareze të Këshillit të BE-së, heqja e kufijve tokësorë..
Parada e XVII e makinave dhe motoçikletave klasike do të mbahet në Parkun Primorski në qytetin bregdetar Burgas ditën e shtunë nga ora 10:30 deri në..
Dje u bë një provë e re për një insinuatë se Bullgaria do t'i japë para Ukrainës, tha në parlament kreu i GERB-it Bojko Borisov. Në seancën e mbyllur të..