Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Testi i dytë për koronavirus i Bojko Borisovit ka rezultuar negativ

| rinovuar më 20-07-24 5.25.MD
Foto: consilium.europa.eu

Testimi i dytë për koronavirus i Kryeministrit Bojko Borisov dhe ai i shefes së kabinetit politik të Kryeministrit Denica Zheleva kanë rezultuar negative, informoi zyra e shtypit pranë Presidentit. Më herët sot ishte njoftuar se Denica Zheleva është e sëmurë nga koronavirusi dhe se Kryeministri ka rezultat negativ, por është në karantinë.

Janë testuar të gjithë anëtarët e delegacionit i cili ishte në Bruksel për të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Evropës. Kryeministri Borisov u kthye nga bisedimet e rënda 5 ditore në fillim të javës.

Pasi në fillim të javës ishin konstatuar dy nëpunës të infektuar me Covid-19 nga administrata e Këshillit të Ministrave po testohen edhe nëpunësit e tjerë nga administrata dhe tani për tani ka dy rezultate pozitive.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria prezantohet në Ekspozitën Botërore të Turizmit në Londër WTM

Në kuadër të Ekspozitës Botërore të Turizmit WTM në Londër, ministri në detyrë i turizmit Evtim Milloshev zhvilloi një sërë takimesh kyçe me ministrat evropianë të turizmit. Tema kryesore e bisedimeve ishte krijimi i një produkti të përbashkët..

botuar më 24-11-06 1.16.MD

Metalurgjia kombëtare dhe industria minerare kanë një shans për zhvillim në BE

Metalurgjia, industria e rëndë dhe minerare janë një pjesë e pakthyeshme e zhvillimit të plotë ekonomik të Evropës. Këtë e tha presidenti Rumen Radev me rastin e Ditës së Metalurgut, e cila u shënua në Sofje nën patronazhin e kreut të shtetit. Këtu..

botuar më 24-11-06 10.23.PD

Parashikimi i motit për 6 nëntorin 2024

Ditën e mërkurë në orët e paradites dukshmëria do të zvogëlohet vende-vende në lugina, fusha dhe përgjatë Detit të Zi. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet minus 3° dhe 2°, në Sofje - rreth minus 2°. Gjatë ditës do të jetë me diell...

botuar më 24-11-05 7.35.MD