Megjithë pandeminë e koronavirusit eksporti i verës bullgare për gjysmën e parë të vitit 2020 ruhet si në vitet e kaluara. Në disa tregje tradicionale, si në Kinë për shembull, është konstatuar ulje, por ajo kompensohet me shitje në shtete të BE-së, këtë e bëri të ditur Ministria e Bujqësisë.
Ministria saktëson se vreshtat në Bullgari shtrihen në një sipërfaqe prej 60 862 hektarësh, 61% prej të cilave janë regjistruar për prodhim verërash me emërtime të mbrojtura për prejardhje dhe emërtime të mbrojtura gjeografike. Numri i përgjithshëm i prodhuesve të verës në vend është 294.Ditën e sotme, më datën 27 janar 2025, u zhvillua ceremonia e hapjes së Dhomës së Tregtisë Bullgari-Shqipëri. Kjo është një iniciativë e përbashkët e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Sofje, z. Ivan Anchev, themelues i Arkadia Solution Ltd dhe..
Më 27 janar, në tregun vendas do të ofrohen letra shtetërore me vlerë për 150 milionë euro, njoftoi Banka Kombëtare Bullgare (BNB). Obligacionet do të maturohen për 7 vjet dhe do të kenë një interes vjetor prej 3.25%. Më 20 janar, BNB mbajti ankandin e..
Shumica e kompanive austriake që kanë investuar në Bullgari presin që klima ekonomike në vend të mbetet e qëndrueshme (54%) ose të përmirësohet (13%) gjatë 12 muajve të ardhshëm.Këtë e tregoi “Anketa tradicionale e investitorëve austriakë në..