Me ekspozita dhe koncerte po vazhdon “Fundjava e Plazhit”, e cila filloi ditën e premte në qytetin detar. Në Muzeun Arkeologjik turistët mund të shohin zbulime në plazhet e bregdetit jugor pranë Detit të Zi. Ekspozita turistike paraqet dokumente, fotografi dhe sende të lidhura me jetën në vendpushimet në Burgasin e Vjetër.
Në Kazinonë Detare është paraqitur ekspozita “Besimi dhe Deti” dhe janë treguar peshq ekzotikë, ndërsa Galeria e Arteve Figurative e Burgasit “Petko Zadgorski” ofron një art-punishte për fëmijë dhe festë të verës.
“Fundjava e Plazhit” do të përfundojë me një koncert të këngëtares Desi Dobreva në skenën e Teatrit Veror.Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..