“Arritja e marrëveshjes për krijimin e fondit për rimëkëmbjen e Evropës është një sukses për tërë Bashkimin Evropian, por buxheti për ne nuk është i garantuar dhe gjithçka është në duart tona” – deklaroi para BNR-së Ilijana Canova, zëvendës drejtuese e Fondit të Investimeve të BE-së, me rastin e financimit të ardhshëm të vendit tonë me vlerë 29 mlrd euro.
Sipas saj Bullgaria ka marrë shans për ta transformuar ekonominë e vet dhe nga ajo varet nëse do të mund të përfitojë nga kjo mundësi apo jo. Mirëpo, ajo nënvizoi se që prej kohe nuk disponojmë program dhe strategji ekonomike. “Në qoftë se nuk përfitojmë nga mundësia e dhënë kjo do të jetë në dëm të shoqërisë”, shtoi ekonomistja. Për mendimin e saj “ne po lavdërohemi me më shumë para, sepse po përparojmë ngadalë.”Banka Popullore Bullgare raporton një rritje të mprehtë të depozitave të reja të familjeve. Veçanërisht i theksuar është rritja e depozitave në euro. Vetëm për një muaj janë depozituar në llogari me afat shuma me vlerë 334 milionë leva (mbi 161 milionë..
Rritja vjetore e Prodhimit të Brendshëm Bruto të vendit tonë do të mbetet në një nivel prej mbi 3% në periudhën 2025-2027, parashikon siguruesi i kredive tregtare “Allianz Trade” në raportin e tij, raporton BTA. Kjo do të thotë që ekonomia bullgare do..
Deri më 31 dhjetor 2024, numri i personave në moshë pune në Bullgari ishte 3 765 000, që përbën 58.5% të popullsisë së vendit. Nga këta, 1 970 000 janë burra, ndërsa 1 795 000 janë gra. Këtë e bëri të ditur nënkryetari i Institutit Kombëtar të..
Shuma e të ardhurave mesatare të sigurimeve shoqërore për vendin për shtatorin e vitit 2025 është 1882.97 leva (962.25 euro), dhe shuma e të ardhurave..
Bullgaria ka rezerva të mjaftueshme benzine, nafte dhe karburanti për aviacion, tha Ministri i Energjisë Zheço Stankov nga foltorja e Asamblesë..