Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2026 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgarët janë hasur me koronavirusin “CoV-2008/Bulgaria”

dr. Aleksandër Simidçiev
Foto: arkiv

Një studim i ri shkencor pohon se shumica e bullgarëve janë hasur me një virus të ngjashëm të Covid-19 para 12 vitesh. “Për këtë shkak njerëzit në vend kanë krijuar njëfarë imuniteti dhe deri diku jemi mbrojtur nga ky infeksion”, tha pulmologu dr. Aleksandër Simidçiev në eterin e televizionit NOVA.

Virusi "CoV-2008 / Bulgaria", është zbuluar në vend në vitin 2008, kur është izoluar në lakuriq nate. Ndoshta ky është shkaku që përmasa e përhapjes së sëmundjes të mos jetë kaq e madhe, tha dr. Simidçiev. Është fakt se ky virus ka qenë në Bullgari dhe sipas llogaritjeve rreth 50% e popullsisë ka imunitet ndaj viruseve të këtij lloji. Sipas ekspertit shumë prej këtyre njerëzve janë nga popullsia më e moshuar.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dashuria dhe vëmendja janë çelësi i suksesit në shkollën bullgare të së dielës në Larnaka

Me gjallërinë, disponimin dhe ngjyrat rinore të tyre, nxënësit e shkollës bullgare të së dielës “Dr. Petër Beron” sollën frymë rinore gjatë vizitës së tyre në Radion Kombëtare Bullgare. Ata kishin ardhur nga Larnaka. Grupi nga Qiproja, i përbërë nga 16..

botuar më 25-11-03 7.15.PD

Pikturo me dritë dhe kontrollo robotët në muzeun e ri të Sofjes!

Sofja ka fituar një parajsë të re kulturore. Phenomena është muzeu i parë në Bullgari i dedikuar lidhjes midis shkencës dhe artit. Hapësira paraqet zbulime shkencore, teknologji, inxhinieri, art dhe matematikë në frymën e arsimit STEAM (Science,..

botuar më 25-11-02 7.05.PD
Foto: Shkolla Shën Kirill dhe Metodij në Athinë

Në Athinë po diskutohet lidhja midis inteligjencës artificiale dhe mësimdhënies

"Ne nuk mund të ikim nga teknologjitë bashkëkohore, por duhet të mendojmë si mund të përdorim inteligjencën artificiale në mënyrë që të përmirësojmë cilësinë e arsimit pa humbur kontaktin njerëzor" – tha në një intervistë të veçantë për Radio Bullgarinë..

botuar më 25-10-31 8.00.PD