Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ulet mosha e të infektuarve me Covid-19

Foto: BGNES

Gjatë javëve të fundit po vëzhgohet ulje e moshës së të infektuarve me Covid-19 në vend. Por në grupin e rrezikuar po vazhdojnë të jenë pacientët e moshës mbi 65 vjeç dhe ata me sëmundje shoqëruese, komentoi para BTV-së kryeinspektori shtetëror i shëndetësisë doc. Angell Kunçev.

Gjysma e pacientëve të rinj që mjekohen në spitale janë nën 65 vjeç. Po rriten rastet e rrjedhës së rëndë të sëmundjes, kur pacienti nuk vuan nga sëmundje të tjera shoqëruese.

Numri i testeve pozitive po mbetet rreth 5%, shtoi Kunçev dhe shprehu shqetësim se po afrohemi me kufirin kritik të të hospitalizuarve. Tani ata janë 699. Në rast se arrijnë 1000 sistemi i shëndetësisë do të ndeshet me vështirësi serioze. Kunçev shtoi se madje atëherë nuk pret kthim të masave të mëparshme kufizuese.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Çdo i treti është gati të mbrojë demokracinë, çdo i pesti atdheun

Demokracia perceptohet vazhdimisht nga një shumicë e fortë në shoqërinë bullgare si forma më e mirë e qeverisjes. Përafërsisht 1.5 milion qytetarë deklarojnë gatishmërinë e tyre për të rrezikuar sigurinë e tyre personale për ta mbrojtur atë, sipas një..

botuar më 25-11-09 10.10.PD

Lindshmëria në Bullgari ka rënë me 33% që nga viti 1994

Lindshmëria në Bullgari ka rënë me 33% gjatë tre dekadave të fundit. Në vitin 1994 u regjistruan 79 442 fëmijë të lindur gjallë, ndërsa në vitin 2024 numri ra në 53 428. Rreth 6.5% e fëmijëve bullgarë lindin tashmë përmes procedurave in vitro. Të..

botuar më 25-11-08 3.15.MD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën , temperaturat minimale do të lëvizin nga 7 deri në 12°C, ndërsa në Sofje do të jenë rreth 8°C. Në orët e mëngjesit , vende-vende në ultësira, mjegulla do të kufizojë dukshmërinë. Para mesditës reshjet do të ndalen përkohësisht,..

botuar më 25-11-07 7.35.MD