Njerëzit kanë të drejtën e protestimit, por bllokimi i tërë qytetit nuk është i pranueshëm, deklaroi në eterin e televizionit BTV Zëvendëskryeministrja dhe Ministre e Punëve të Jashtme Ekaterina Zaharieva. Me rastin e ditës së 21 të protestave në kryeqytet dhe bllokimit të disa prej udhëkryqeve ajo tha se Bullgaria është një shtet demokratik dhe çdonjëri e ka të drejtën e protestës, por nuk pranon bllokadat dhe provat për arrestime civile.
Sipas Zaharievës shoqëria civile është një prej korrigjuesve të pushtetit, por tashmë njerëzit në rrugë janë më pak sesa ishin në fillim të protestave.
Është e papërgjegjshme që 6 muaj para zgjedhjeve të rregullta parlamentare të kërkohen dorëheqje. Demokracia është zgjedhje në çdo katër vjet.Në prag të zgjedhjeve të gjashta të parakohshme parlamentare në më pak se tre vjet, vërehet lodhja e qytetarëve bullgarë nga pashpresa menaxheriale. Një gjë e tillë duket se ekziston edhe në fushën politike – dëshmi është fushata tejet letargjike..
Abdullah Öcalan propozoi bisedime paqeje me PKK nga burgu Lideri i Partisë terroriste të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), Abdullah Öcalan, i cili po vuan një dënim me burgim të përjetshëm, u vizitua nga një i afërm i tij për herë të parë..
Fushata e shtatë zgjedhore në maratonën politike në tre vitet e fundit është në final. Vallë, a dëgjuam mesazhe për një rrugëdalje nga kjo krizë, apo lajmet tradicionale të blerjes së votës, blerësit e vërtetë të të cilave nuk u zbuluan..