Njerëzit kanë të drejtën e protestimit, por bllokimi i tërë qytetit nuk është i pranueshëm, deklaroi në eterin e televizionit BTV Zëvendëskryeministrja dhe Ministre e Punëve të Jashtme Ekaterina Zaharieva. Me rastin e ditës së 21 të protestave në kryeqytet dhe bllokimit të disa prej udhëkryqeve ajo tha se Bullgaria është një shtet demokratik dhe çdonjëri e ka të drejtën e protestës, por nuk pranon bllokadat dhe provat për arrestime civile.
Sipas Zaharievës shoqëria civile është një prej korrigjuesve të pushtetit, por tashmë njerëzit në rrugë janë më pak sesa ishin në fillim të protestave.
Është e papërgjegjshme që 6 muaj para zgjedhjeve të rregullta parlamentare të kërkohen dorëheqje. Demokracia është zgjedhje në çdo katër vjet.Njerëzit janë në pritje të titujve përfundimtarë të serialit “Loja e Zgjedhjeve”, nëse e shohin edhe mbishkrimin “fund” do të jetë më së miri”, tha kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev në fillim të mbledhjes së Këshillit të Ministrave. Të gjithë..
Greqia mori këstin e katërt prej gati 1 miliard euro në kuadër të PRQ-së Komisioni Evropian i pagoi Greqisë këstin e katërt sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë (PRQ) me vlerë 998.6 milionë euro. Këtë e raporton televizioni shtetëror..
Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje politikanëve dhe partive që të zgjidhin problemet e tyre familjare dhe ta kthejnë Bullgarinë në Ballkan "në një plan më të gjerë rajonal". “Është koha që të nxjerrim kokën nga rëra, të mos merremi më me..