Gjykata e Specializuar Penale vendosi lirim dyvjeçar me kusht me periudhë prove trevjeçare për ish ministrin e energjetikës Rumen Ovçarov në procesin për “Minierat Bobov Doll”. Ai u shpall fajtor se qëllimisht nuk ka ushtruar kontroll mbi drejtorin ekzekutiv të minierave Pllamen Stefanov dhe kështu i ka sjellë dëme shtetit më se 8 milion euro. Gjykata pranoi gjithashtu kërkesën civile ngritur kundër Ovçarovit në të njëjtën sasi. Me po këtë dënim është edhe Pllamen Stefanovi i cili i solli dëme vendit mbi 11 milion euro. U pranua edhe kërkesa civile në po këtë sasi ndaj tij. Dënimet me kusht janë për arsye se të dy ata nuk kanë dënime të tjera dhe se bëhet fjalë për krim nga 14 vjet më parë.
Masat fiskale godasin familjet në Rumani në sfondin e një deficiti rekord Rumania po hyn në një periudhë të vështirë ekonomike dhe komentuesit parashikojnë që kriza do të zgjasë të paktën një vit. Që nga 1 gushti i këtij viti, në vend hyrën..
Në Prokurorinë e Qytetit të Sofjes u hap një hetim para-gjyqësor në lidhje me vdekjen e kapitenit Marin Marinov, njofton BTA, duke iu referuar organit të akuzës shtetërore. Hetimi u hap më 19 maj pas një sinjali nga avokati Minço Spasov dhe ka të bëjë..
Personalitete publike kërkuan nga shteti të marrë një qëndrim për situatën në Gaza. "Ndërkohë që në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë pranë OKB-së po zhvillohet një proces mbi akuzat për gjenocid, Bullgaria nuk ka të drejtë morale të heshtë apo të..
Masat fiskale godasin familjet në Rumani në sfondin e një deficiti rekord Rumania po hyn në një periudhë të vështirë ekonomike dhe komentuesit..