Personalitete publike kërkuan nga shteti të marrë një qëndrim për situatën në Gaza. "Ndërkohë që në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë pranë OKB-së po zhvillohet një proces mbi akuzat për gjenocid, Bullgaria nuk ka të drejtë morale të heshtë apo të fshihet pas formulimeve procedurale. Përkundrazi – vendi ynë ka detyrimin gjithmonë të jetë në anën e të shtypurve!", shkruajnë ata, duke e adresuar letrën e tyre te presidenti Rumen Radev, kryeministri Rosen Zheljazkov dhe ministri i punëve të jashtme Georg Georgiev. Sipas tyre, gjatë vitit të fundit qeveria më tepër mbështet veprimet e Izraelit, por nuk ofron argumente të qarta për këtë.
"Që në vitin 1988 Bullgaria e njohu Palestinën dhe këtë askush nuk e mohon, por sot veprimet e shtetit nuk janë në drejtim të mbështetjes së zgjidhjes me dy shtete dhe nuk punon mjaftueshëm për arritjen e paqes në rajon apo të paktën për ndërprerjen e zjarrit", tha për BNR Diana Hjusein, specialiste për marrëdhënie me publikun në situata krize dhe një nga iniciatorët e kësaj thirrjeje, e cila deri tani u nënshkrua nga më shumë se 1000 persona.
"Vendi ynë ndjek një politikë të qëndrueshme që toleron veprimet e qeverisë së Benjamin Netanyahut, përfshirë edhe kur u vra bashkatdhetari ynë – punonjës i OKB-së, kapiten Marin Marinov. Demonstrimi i fundit i kësaj politike është refuzimi nga Ministria e Punëve të Jashtme që vendi ynë t’i bashkohet thirrjes së 28 shteteve që dënojnë fushatën e Izraelit, e cila çon në uri dhe vdekje, dhe që bëjnë thirrje për t’i dhënë fund menjëherë tmerrit në Rripin e Gazës", thuhet më tej në qëndrimin e tyre.
Lexoni më shumë në arkivin tonë:
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: sedemosmi.tv
Serbët në mbarë botën shënojnë 1 vjetorin e tragjedisë në Novi Sad Më 1 nëntor, serbët që jetojnë jashtë vendit do t’i bashkohen thirrjes së studentëve në Serbi për të shënuar përvjetorin e shembjes së strehës së stacionit hekurudhor në Novi..
Federata Ruse nuk ka demonstruar në asnjë mënyrë gatishmërinë e saj për të arritur paqen. Deti i Zi është një zonë kufitare me luftën. Ai duhet të gëzojë vëmendjen absolute të aleatëve. Ne duam një prani më të madhe prej tyre në Detin e Zi. Kjo u..
Forcat qeverisëse nga GERB–SDS, BSP–Е majta e bashkuar dhe “Ka një popull të tillë” (ITN) nënshkruan një aneks ndaj marrëveshjes së tyre të koalicionit, me të cilin përcaktojnë rregullat për rotacionin e kryetarit të parlamentit. Mekanizmi i ri..
Serbët në mbarë botën shënojnë 1 vjetorin e tragjedisë në Novi Sad Më 1 nëntor, serbët që jetojnë jashtë vendit do t’i bashkohen thirrjes së..
Federata Ruse nuk ka demonstruar në asnjë mënyrë gatishmërinë e saj për të arritur paqen. Deti i Zi është një zonë kufitare me luftën. Ai duhet të gëzojë..