Mes 13 këngëve në finalen e evenimentit të 51  të konkursit të radios për një këngë pop dhe rok të re bullgare “Pranvera 2020”  u dallua „Paradise with  you“, e cila sivjet fitoi çmimin për debutues.  Autor i saj  dhe interpretues është Aleksandër Gjeorgjiev A.L.E.K.S.
“Ndihem shumë i lumturuar se çdo ditë mund të bëjë këtë të cilën e pëlqej për ta bërë - të shkruaj dhe të interpretoj muzikë-thotë ai. Kuptova për këtë konkurs rreth një nga pjesëmarrjet e mia në klasifikimin e Radios Kombëtare Bullgare “BG Top 20”. Dhe kështu shkrova këngën “Paradise with you” - posaçërisht për konkursin “Pranvera 2020”. E shkrova shumë shpejt meqenëse pata një frymëzim-një stimul qe pjesëmarrja në këtë konkurs. Mendoj se është me një rëndësi të madhe për një artist të jetë maksimalisht individual në çdo një drejtim. Prandaj kënga është krejtësisht e imja prej autori. Kuptohet, kur kam pjesëmarrje “aty për aty” përpara publikut në skenë jam me miqtë dhe kolegët e mi. Sa i përket dekoratës, të cilën e fitova në edicionin e 51 të konkursit “Pranvera 2020”, qesh tepër i befasuar. Ky është një nder mjaft i madh për mua, duke pasur parasysh se çfarë muzikantësh kanë fituar dekorata gjatë viteve”.

Aleksandër Gjergjiev prej 8 vjetëve jeton me familjen e vet në  Mançestër - Angli. Ai merret vetëm me muzikë, kurse prej 2  vjetëve mëson në Institutin Muzikor. Deri në këtë moment kompozicionet të cilat  i krijon janë vetëm në gjuhën angleze, por Aleks ka një dëshirë të madhe të  afirmohet dhe në skenën atdhetare. Prandaj tani, pas pjesëmarrjes së vet në Konkursin  “Pranvera 2020” dhe në klasifikimin BG Top 20, ai i kushton një vëmendje të  madhe gjuhës bullgare. Por, thotë se, ka akoma se çfarë të mësojë, që të mund t’i  lejojë vetes të shkruajë tekste në gjuhën e nënës. 
Aleks ka pjesëmarrje skenike përpara një tipi të ndryshëm të publikut, por asnjëherë nuk i ndan njerëzit. Meqenëse është shumë kritik ndaj vetes, thotë se është me rëndësi që gjithmonë të prezantohet në nivelin e duhur pavarësisht nëse është në klub ose në ndonjë skenë të madhe të ndonjë festivali. Si një krijues i ri për të me një rëndësi të madhe është të mund të arrijë deri tek njerëzit me idetë i tij krijuese, me ndjenjat dhe vështrimin drejt jetës.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto: arkiv, Ansambli “Filip Kutev”, BTA
Të bësh ëndrrën tënde realitet në ritmin bullgar dhe në tokën franceze. Kështu mund ta fillojmë në mënyrë metaforike historinë e muzikantes dhe pedagoges Stefka Miteva dhe trios bullgaro-franceze "Orenda", në të cilën i bashkohen edhe Sandrine..
Ndër ngjarjet që Kori i Fëmijëve të Radios Kombëtare Bullgare, i dirigjuar nga Venecia Karamanova, po ia kushton 65-vjetorit të tij, është koncerti "FIESTA - gëzimi i të bërit muzikë". Më 23 tetor, në orën 19:30 në Sallën 3 të Pallatit Kombëtar..
E vumë re Momçill Kosevin që gjatë njohjes sonë me grupin SoulBmoll, ku ai është kitarist, vokalist dhe autori kryesor i këngëve të tyre. Muzikantët e..
Bullgaria do të marrë pjesë në konkursin prestigjioz të këngës “Evrovizion”, i cili në vitin 2026 do të shënojë edicionin e tij të 70-të. Rikthimi i..
Dyshja e njohur së fundmi "Molec" do të prezantojë albumin e saj të ri "Paraklis" (“Kishëza”) me dy koncerte në Sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës..