Mes 13 këngëve në finalen e evenimentit të 51 të konkursit të radios për një këngë pop dhe rok të re bullgare “Pranvera 2020” u dallua „Paradise with you“, e cila sivjet fitoi çmimin për debutues. Autor i saj dhe interpretues është Aleksandër Gjeorgjiev A.L.E.K.S.
“Ndihem shumë i lumturuar se çdo ditë mund të bëjë këtë të cilën e pëlqej për ta bërë - të shkruaj dhe të interpretoj muzikë-thotë ai. Kuptova për këtë konkurs rreth një nga pjesëmarrjet e mia në klasifikimin e Radios Kombëtare Bullgare “BG Top 20”. Dhe kështu shkrova këngën “Paradise with you” - posaçërisht për konkursin “Pranvera 2020”. E shkrova shumë shpejt meqenëse pata një frymëzim-një stimul qe pjesëmarrja në këtë konkurs. Mendoj se është me një rëndësi të madhe për një artist të jetë maksimalisht individual në çdo një drejtim. Prandaj kënga është krejtësisht e imja prej autori. Kuptohet, kur kam pjesëmarrje “aty për aty” përpara publikut në skenë jam me miqtë dhe kolegët e mi. Sa i përket dekoratës, të cilën e fitova në edicionin e 51 të konkursit “Pranvera 2020”, qesh tepër i befasuar. Ky është një nder mjaft i madh për mua, duke pasur parasysh se çfarë muzikantësh kanë fituar dekorata gjatë viteve”.
Aleksandër Gjergjiev prej 8 vjetëve jeton me familjen e vet në Mançestër - Angli. Ai merret vetëm me muzikë, kurse prej 2 vjetëve mëson në Institutin Muzikor. Deri në këtë moment kompozicionet të cilat i krijon janë vetëm në gjuhën angleze, por Aleks ka një dëshirë të madhe të afirmohet dhe në skenën atdhetare. Prandaj tani, pas pjesëmarrjes së vet në Konkursin “Pranvera 2020” dhe në klasifikimin BG Top 20, ai i kushton një vëmendje të madhe gjuhës bullgare. Por, thotë se, ka akoma se çfarë të mësojë, që të mund t’i lejojë vetes të shkruajë tekste në gjuhën e nënës.
Aleks ka pjesëmarrje skenike përpara një tipi të ndryshëm të publikut, por asnjëherë nuk i ndan njerëzit. Meqenëse është shumë kritik ndaj vetes, thotë se është me rëndësi që gjithmonë të prezantohet në nivelin e duhur pavarësisht nëse është në klub ose në ndonjë skenë të madhe të ndonjë festivali. Si një krijues i ri për të me një rëndësi të madhe është të mund të arrijë deri tek njerëzit me idetë i tij krijuese, me ndjenjat dhe vështrimin drejt jetës.
Pak para remiksit të këngës “Të dy” nga Fabrizio Parisi, e cila vë fillimin e një projekti të tyre të përbashkët, këngëtarja Desi Dobreva prezantoi këngën e re origjinale “Në fund të tokës”. Muzika dhe teksti janë të sajat, për aranzhimin iu drejtua..
Në mars 2023, këngëtari Vasko Vasilev-Bazilio ishte i ftuar në Radio Bullgarinë me rastin e koncertit "Me hirin e këngës", kushtuar 40 viteve të veprimtarisë skenike. Vasko Vasilev - Bazilio dhe fuqia e bekuar e këngës Në fillim të vitit 2025 ju..
Këngëtarja e re Paola e përfundoi vitin 2024 me një këngë të re. "Fuqia e dashurisë" nuk është vetëm një këngë, por një udhëtim muzikor drejt zemrës. “Ideja është të tregojmë se të gjithë jemi të bukur ashtu siç jemi dhe se ajo që mbajmë në..