Ministri i Ekonomisë Llëçezar Borisov dorëzoi 4 certifikata për investime të klasës “A”, bëri të ditur Zyra e Shtypit pranë Ministrisë.
“Harmony 2012” në Kërxhali investon 23 mln euro në një instalim për përpunimin e materialeve që përmbajnë zink. “Alcomet” në Shumen investon 13 mln euro që të rritë dhe të modernizojë prodhimin e shoqërisë në auto-sektor. 5 mln euro investon “Tehnojon” në uzinën për përpunim hidrometalurgjik dhe për prodhimin e bakrit të katodës në qytetin Devnja të rrethit të Varnës. Projekti i katërt është për “Zgjerimin e bazës së Lufthansa Technik” në Sofje për 14 mln euro”.
Ministri vuri në duke se që nga fillimi i vitit 2020 janë dhënë 18 certifikata për investime të klasës “A” me vlerë të përgjithshme 207 mln euro që kanë hapur 2602 vende të reja pune.Banka Kombëtare Bullgare (BNB) e uli përsëri normën bazë të interesit në vend. Që nga 1 maji, do të jetë tashmë 2.24 për qind. Rënia krahasuar me prillin është 0.15%, kur ishte 2.39 për qind. Ky është muaji i tetë radhazi i një uljeje të normës së..
Përgatitjet për migrimin e pagesave me karta nga leva në euro dhe aderimi përkatës i sistemit të pagesave me karta BORICA në TARGET deri në fund të vitit janë në një fazë të avancuar, tha për BTA-në zëvendësguvernatori i Bankës Kombëtare..
Rreth 4 miliardë borxhi në euro u mor nga tregjet ndërkombëtare me dy emetime, konfirmuan analistët e tregut për Radion Kombëtare Bullgare. Obligacionet janë për 9 dhe 13 vjet. Kjo është hyrja e parë e Bullgarisë në tregun e jashtëm këtë vit...